Shyqyri Çobos, gjyqtarit të Beratit i pezulluar për kërkim të vaforeve seksuale, do ti duhet të mbrohet në gjykatë, pasi tashmë dosja në ngarkim të tij është mbyllur dhe aktet hetimore kanë kaluar për gjykim. Çobo ishte i pranishëm dje në prokurori, e cila i komunikoi akuzën e korrupsionit duke kërkuar vafore seksuale. Gjyqtari nuk e ka pranuar këtë akuzë, duke pretenduar se ska kërkuar asnjëherë seks në këmbim të vendimit, por thjesht e ka këshilluar dhe ka dashur ta motivojë kallëzuesen, që kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj. Veç këtij pretendimi gjyqtari ka kërkuar të njihet me të gjitha provat e prokurorisë dhe më pas të shprehet me detaje para Gjykatës së Krimeve të rënda, e cila pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij. Veç këtij pretendimi gjyqtari ka kërkuar të njihet me të gjitha provat e prokurorisë dhe më pas të shprehet me detaje para Gjykatës së Krimeve të rënda, e cila pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij. Gjyqtari Çobo do të gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një process civil, për divorc. Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

Nga fshehja e pasurisë tek favori seksual
Shyqyri Çobo, i hetuar në 2013 nga prokuroria e Tiranës për fshehje të pasurisë por më pas i lënë i lirë nga kjo akuzë, duke u justifikuar se kishte bërë një gabim njerëzor është bërë sërisht protagonist i hetimeve të prokurorisë. Këtë herë jo për pasurinë e tij, por për kërkimin të favoreve seksuale. Çobo ka shfrytëzuar pozicionin e tij si gjyqtar duke kërkuar seks në këmbim të dhënies së vendimit në favor të 32-vjeçares Irma T. Kjo e fundit kishte depozituar një kërkesë për divorc nga bashkëshorti dhe për pasojë çështja i ka rënë gjyqtarit Shyqyri Çobo. Ky i fundit që në seancën e parë ka shkëmbyer numrat me Irma.T, dhe më pas ka filluar të shkruajë rreth 300 mesazhe, duke i kërkuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale në këmbim të dhënies së vendimit gjyqësor në favor të saj. Madje gjyqtari i Beratit Shqyri Çobo në një sms dërguar 32-vjeçares premtonte se gjatë aktit seksual do të zbatonte të gjitha vendimet unifikuese të OKB që kanë lidhje me familjen, duke shmangur transmetimet e patologjive të ndryshme.

I gjeti avokatin
Në seancën e parë gjyqtari Shyqyri Çobo pasi ka çeluar shqyrtimin gjyqësor dhe ka dëgjuar pretendimet e palëve ka caktuar një datë tjetër duke i kërkuar palëve që të marrin mbrojtës ligjor. Në seancën e dytë gjyqësore, kallëzuesja nuk ka qenë e shoqëruar me avokat. Pasi ka përfunduar kjo seancë, Shyqyri Çobo ka kontaktuar personalisht me Irma.T. dhe e ka pyetur se përse nuk kishte avokat mbrojtës. Ajo i ka thënë që nuk kishte mundësi financiare. Gjyqtari Shyqyri Çobo i ka thënë se do i gjente një avokat mbrojtës që të mos kushtonte shumë dhe gjithashtu i ka kërkuar numrin e telefonit, të cilin kallëzuesja ia ka dhënë. Gjyqtari i ka siguruar si avokat mbrojtës avokat A.S. Më pas, Irma. T. ka marrë kontakt me avokatin për të diskutuar rreth çështjes. Po këtë ditë (ditë kur shkëmbyen numrat me gjyqtarin e ceshtjes Shyqyri Çobo), rreth orës 17:00, në celularin e saj i ka ardhur një sms, nga numri i gjyqtarit Shyqyri Çobo, me përmbajtje “...Përshëndtje gëzon të gjithë kredin mirënjohes nga ana ime. Performanca juaj me imponoi respekt, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. Problemi yt sinqerisht më diktoi keqardhje, mos hezito me sms apo me tel. Do të mirëpres, respekte. Ok ?...”.

Pyeti babain
Pas mesazheve të çuditshme, kallëzuesja ka pyetur babain e saj nëse e njihte Shyqyri Çobon, dhe babai i është përgjigjur që “Po”. Nga kjo bisedë me babain, kallëzuesja mendoi se biseda e ngrohtë me gjyqtarin Shyqyri Çobo mund të vinte për shkak të kësaj lidhje. Por kur ka pyetur gjyqtarin Shyqyri Cobo nëse e njihte babain e saj, gjyqtari i ka mohuar njohjen dhe lidhjen me babain e saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com