Këshilla, 10 Hapa për të
parandaluar Kancerin e Gjirit

Këshilla, 10 Hapa për të <br />parandaluar Kancerin e Gjirit
1. Ruani peshën tuaj trupore. Pesha e fituar në moshën e mesme pavarsisht vlerës së saj ideale, ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezikut për Kancer Gjiri. Përveç kësaj, është vërtetuar se rritja e BMI (indeksit të masës trupore) shton rrezikun e zhvillimit të Kancerit të Gjirit pas-menopauzës.

2. Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit. Përdorimi i alkoolit është një nga faktorët më determinues për Kancerin e Gjirit. Studimi i “The Harvard Nurses’Health” së bashku me disa studime të tjera, ka treguar që konsumimi i më shumë se një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun e Kancerit të Gjirit deri në 20-25 %

3. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Hani shtatë apo më shumë racione frutash në ditë. Dieta mbrojtëse për Kancerin e Gjirit përfshin të gjitha perimet e tilla si brokoli, lakër, lulelakër; zarzavatet me gjethe të errët ( lakër jeshile, spinaq), karrota dhe domate. Dieta e frutave përfshin agrume, manaferra dhe qershi. Këshillë: është mirë të konsumohen perime të papërpunuara ose të zjera lehtë, sepse disa nga përbërësit e tyre mund të shkatërrohen nën verpimin e nxehtësisë

4. Aktivitet fizik i vazhdueshëm. Shumë studime kanë treguar se ushtrimi i rregullt siguron mbrojtje të fuqishme kundër Kancerit të Gjirit. Të kryhen ushtime për 30 minuta ose më shumë për një ushtrim aerobik të moderuar (ecje të shpejtë), pesë ose më shumë ditë në javë. Nuk është i rëndësishëm intesiteti, por qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja e ushtrimit.

5. Rregullo përmbajtjen e yndyrnave. Lloji i yndyrës në dietën tuaj mund të ndikojë në rrezikun e Kancerit të Gjirit. Minimizoni konsumimin e yndyrnave omega-6 (luledielli, misri) si dhe yndyrnave të ngopura. Përdorimi i yndyrnave omega-3, të cilat gjenden në vajin e peshkut (salmon, ton, sardele, troftë liqeni dhe harengë). Konsumoni vajra të monosaturuar të cilët i gjeni: tek vaji i ullirit (burim i fuqishëm i polifenoleve me veti antioksidante dhe skualenit); arrat dhe farat (të cilat përmbajnë një substancë mbrojtëse si seleni)

6. Rregulloni përmbajtjen e karbohidrateve në dietën tuaj. Minimizoni konsumimin e indekseve të larta glicemike. “Rreziqet e Mëdha të Bardha”, – mielli i bardhë, orizi i bardhë, patatet e bardha, sheqeri dhe produktet që i përmbajne ato, nxisin ndryshimet hormonale që ndikojnë rritjen qelizore në indet e gjirit. Zëvendësojini këto karbohidrate të “keqija” me drithëra dhe fasule apo bimë të tjera bishtajore. Ato përmbajnë një nivel të lartë fibrash.

7. Konsumo rregullisht ushqime dhe nënprodukte të sojës si psh. tofu, tempeh, arra soje të pjekura, qumësht soje dhe miso. Konsumo vetëm sojë organike dhe jo-gjenetikisht të modifikuara. Studimet epidemiologjike kanë nxjerrë në dukje një shoqërim pozitiv ndërmjet konsumimit të sojës dhe rrezikut të reduktuar të Kancerit të Gjirit.

8. Minimizoni marrjen farmakologjike të estrogjenëve. Shmangni ekspozimin ndaj tyre. Mos merrni mediamente me përmbajtje estrogjenike, përveç rasteve kur jua rekomandon mjeku juaj. Koha e ekspozimit ndaj estrogjeneve luan një rol themelor në zhvillimin e Kancerit të Gjirit. Minimizoni ekspozimin ndaj hormoneve që gjenden në prodhimet jo-organike të përditshme, në produktet e mishit të kafshëve dhe shpendëve.

9. Merrni substanca suplementare si multivitamina, vitaminë C, vitaminë E si dhe vaj peshku. Gjithashtu mund të merrni Selen e minerale të tjera apo të konsumoni arra si një alternativë e mundshme zëvendësuese. Nëse ju keni një sëmundje kronike ose merrni barna me recetë, konsultohuni në fillim me mjekun tuaj.

10. Mendoni në mënyrë pozitive. Zhvilloni marrdhënie të pasura, të ngrohta dhe reciprokisht të dobishme me familjen dhe miqtë. Bëni gjumë të përshtatshëm (7-8 orë në ditë). Shoqërimi i mire mendje-trup në Kancerin e Gjirit është i rëndësishëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale