Këshilla low-cost për një
trup të bukur e në formë

Këshilla low-cost për një <br />trup të bukur e në formë
Në stinën e verës, të gjithë përpiqen të mbajnë ne formë trupin, por me metodat e fundit do të nevojiteshin shumë para. Disa udhëzime me kosto të ulët për të pasur një trup të bukur. Aleati më i mirë i sportit është koha e mirë. Eshtë mirë që atë pak kohë qe keni të ecni sa më shumë pasi aktivitetet fizike ju ndihmojnë shumë për një trup perfekt. Duhet pirë shumë ujë për të eliminuar ato helme që qëndrojnë në pika kritike të trupit.
Gjatë dushit, kalojeni dorezën e masazhit në të gjithë trupin, pasi fërkimi i trupit nxit qarkullimin dhe zbut lëkurën. Kudo që ne shkojmë dielli na shoqëron gjithmonë dhe behet i parezistueshëm. Kur e shohim na hipën dëshira të zhvishemi e ta shijojmë deri në fund të ditës. Prandaj nëse ne duam ta shijojmë maksimalisht atë me një formë më të mirë fizike duhet të ndjekim disa këshilla, për të mposhtur celulitin dhe për të përgatitur lëkurën për t’u nxirë sa më shumë. Kostoja e gjithçkaje është zero. Ja disa udhëzime që do t'ju ndihmojnë të keni një trup të bukur pa pasur nevojë të shkoni në palestër.

SPORTI
Një nga elementët më të mirë për një trup perfekt është sporti. Shfrytëzojeni kohën tuaj për të bëre aktivitete të shumta fizike, qoftë edhe rrugën që bëni për të shkuar në punë bëheni në këmbë ose me biçikletë. Ky është sporti më i mirë e më i lehtë edhe për ata që nuk mund të bëjnë dot aktivitete fizike. Nëse keni pak minuta në dispozicion mund të bëni një ecje me hap të shpejtë dhe kjo bën që ju të digjni aq kalori sa kanë katër çokollata të vogla. aktivitetet fizike janë shumë të rëndësishme për djegien e kalori.

USHQIMI
Ne sezonin e verës ushqimet më të preferuara janë ato hipokalorike, detoksifikuese, jo të rënda. I tillë është shpargu, i cili ka shumë kalori dhe shumë kalium, substancë e nevojshme për sezonin e verës. Spinaqi përmban sekretinë, e cila ndihmon në tretje. Lakërishtat janë të pasura me klorofil i cili forcon sistemin tonë imunitar. Konsumoni karrota dhe kajsia sepse ato përmbajnë shumë karotenoide, substanca që mbrojn qelizat nga rrezatimi diellor. Është e këshillueshme të konsumohen mango dhe ananas sepse ato nxisin pastrimin e trupit tonë.

UJI
Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin pasi ai bën eliminimin e atyre helmeve që qëndrojnë në pikat kritike të trupit. Organizmi ynë prodhon lëngje që në gjuhën mjekësorë quhen toksina. Një hidratim i mjaftueshëm i lehtëson punën veshkave e mëlçisë dhe thjeshtëson eliminimin e skorieve,prandaj uji duhet të konsumohet shpesh gjatë ditës.

MASAZHET
Kur jeni në dush, bëni masazhe në formë rrethore në të gjithë trupin duke nisur nga thembra e këmbëve e deri te krahët, barku dhe me shumë kujdes te gjoksi. Kjo eliminon skoriet pasi fërkimi nxit qarkullimin dhe zbut lëkurën. Një shpëlarje me ujë të ftohtë, duke e kaluar kokën e dushit te zonat më kritike të trupit dhe te gjoksi. Uji i ftohtë nxit qarkullimin, ndihmon në dobësim dhe tonifikim. Përdorini shpeshherë masazhet pasi kjo ju bën të ndjeheni më mirë.

(j.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror