Këshilla për gratë, si t'i
mbijetosh Europianit

Këshilla për gratë, si t'i <br />mbijetosh Europianit
Kampionati Europian mbizotëron ngado që hidhni sytë? Nuk arrini të bëni asgjë sepse ndeshjet e futbollit kanë joshur bashkëshortët tuaj? Shtëpitë tuaja janë kthyer në pika referimi për miqtë që bëjnë tifo duke ngrënë e duke pirë para televizorit? Nëse jenë ndër ato gra që nuk ju pëlqen aspak futbolli duhet të gjeni një zgjidhje që ato 90 minuta të mos shndërrohen në një ferr të vërtetë për ju. Po çfarë të bëni ndërkohë? Ka disa mundësi të mira për të lënë të qetë tifozët dhe për të kënaqur veten tuaj, ja disa ide. Së pari kujtoni se cilat gjëra keni shtyrë vazhdimisht për shkak të mungesës së kohës. Bëni një listë dhe shikoni mundësinë e realizimit të tyre. Ndërkohë ja dhe sugjerime të tjera
Eksperimentoni në kuzhinë
Ja dhe idea e parë. Nëse e dashuroni kuzhinën dhe e mbani veten të aftë për përgatitjen e pjatave të ëmbla dhe të kripura, përse të mos përfitoni nga ato 90 minuta që të bëni një recetë të re? Mund të eksperimentoni recetën e një torte të kripur, salce për makarona apo një ëmbëlsirë speciale, ndoshta me fruta meqë jemi në stinën e nxehtë. Do të kaloni kohë duke u marrë me diçka dhe në rast se skuadra e tij e zemrës do të humbë do të keni mundësi ta ngushëlloni me një pjatë të mirë;
Luani me modën
Nëse jeni të joshur nga moda dhe ju pëlqen që të kaloni kohën duke parë veshjet dhe aksesorët, ja idea që bën për ju: online mund të kërkoni disa faqe ëeb të cilat ofrojnë një modele që mund ta veshësh sipas stilit tënd. Janë të gjitha llojet e veshjeve dhe aksesorëve. Do t’ju duke sikur jeni kthyer në fëmijërinë tuaj, vetëm se tani nuk luani më me kukulla lodër por virtuale;
Rregulloni dollapin
Kjo është një nga ato gjëra që një grua e shtyn në pafundësi. Të vësh në rregull dollapin tënd do të thotë të kalosh orë të tëra zhytur në veshje, duke treguar një durim të madh. Mes komenteve të fillimit të ndeshjeve, lojës, shtesave të mundshme dhe moviolës do të keni mundësi që të vini në vend e në rregull të gjtha rrobat tuaja;
Takim me shoqet
Përse të mos përfitoni nga një ditë sporti dhe të pini një aperitiv apo një kafe me shoqet? Sigurisht që nuk mund të ëndërroni ta bëni këtë gjë në shtëpinë tuaj nëse ai është ulur në divan për të parë ndeshjen;
Shikoni ndonjë film romantik
Nëse dashuroni filmat dhe dozë të lartë romanticizmi, por ai nuk ju shoqëron, sepse u duken të mërzitshëm atëherë përfitoni nga ndeshja që të shikoni një dvd me filma, mos harroni letrat sepse do të emocionoheni shumë;
Lexoni një libër
Asnjëherë nuk është keq të kaloni kohën e lirë me një libër në duar. Mund të zgjidhni ndonjë titull nga botimet e reja ose t’i riktheheni një libri të bibliotekës suaj. Natyrisht që leximin nuk mund ta bëni në shtëpi nëse aty shihen ndeshjet, por mund të gjeni diku në vend të qetë për të lexuar pa u shqetësuar.
Shëtitje në ajër të pastër
Nëse jeni e lodhur nga shtëpia, bëni një shëtitje në vende ku mund të gjeni qetësinë, ndonjë park, lulishte ose nëse keni pranë detin, një shëtitje në bregun e tij, do t’ju relaksonte shumë.

(Marre nga suplementi FUNDJAVA e gazetes Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren