Këshilla për të mbajtur këmbët
tuaja të shëndetshme

Këshilla për të mbajtur këmbët<br />tuaja të shëndetshme
TIRANE- Nëse jeni me diabet ka shumë gjasa që të keni probleme me këmbët tuaja. Kjo ndodh kryesisht për shkak të dëmtimit të nervave ( neuropatia diabetike). Dëmtimi nervor mund të shkaktojë humbje të ndjesisë në këmbët tuaja. Për pasojë ju mund të mos ndjeni dëmtimet që mund të shkaktohet në to.
Dëmtimet që zhvillohen në këmbë mund të infektohen lehtësisht dhe mund të kalojnë pa u vënë re, duke çuar në zhvillimin e infeksioneve më serioze dhe në ulçera të lëkurës. Diabeti e vështirëson mjekimin e infeksionit dhe për pasojë këto ulçera mund të çojnë në infeksione të indeve të thella. Rastet ekstreme mund të shkojnë deri në amputim të këmbës.
Fatmirësisht, kujdesi ndaj këmbëve tuaja është i lehtë nëse e dini se ç’duhet të bëni. Është e rëndësishme të kontrolloni çdo ditë këmbët tuaja për skuqje, flluska, enjtje, dhimbje, prerje ose plagë.
1. Duhet: Të lani këmbët çdo ditë me sapun të butë dhe ujë të vakët. Sigurohuni që uji nuk është shumë i nxehtë. Thajini me kujdes, edhe midis gishtave. Këshillohet të përdoren pomada për të mbajtur lëkurën e butë
Nuk duhet: Të lani këmbët tuaja me ujë të nxehtë. Mund të shkaktojë djegie.
2. Duhet: Të prisni thonjtë e gishtave të këmbës rregullisht për të parandaluar depërtimin e tyre në mish. Më pas i limoni.
Nuk duhet: Të jenë të mprehtë.
3. Duhet: Të vishni këpucë sa herë që qëndroni në këmbë. Ato duhet të përshtaten me këmbët tuaja dhe të jenë të rehatshme.
Nuk duhet: Të ecni këmbëzbathur apo të vishni këpucë që i ndjeni të ngushta.
4. Duhet:Të zgjidhni këpucë që janë të përbërë prej materiali që lejon ajrosjen e këmbës. Përzgjidhni një këpucë me shuall të rehatshëm për të absorbuar presionin.
Nuk duhet: Të vishni sandale, taka të larta ose me majë.
5. Duhet: Të zëvendësoni këpucën kur shenjat e konsumimit të tyre bëhen të dukshme, për shembull kur griset veshja e brendshme e këpucës. Kontrolloni këpucën në brendësi për zhavor ose për zona të ashpra.
Nuk duhet: Të mbani veshur këpucë që kanë zona të ashpra ose pjesë të grisura në brendësi. Hidhini ato dhe blini një palë të reja.
6. Duhet: Të vishni gjithmonë çorape të pastra dhe të thata. Ato ndërrohen çdo ditë.
Nuk duhet: Të vishni çorape të tendosura ose çorape të përbera me material nailoni
7. Duhet: Të vishni çorape kur keni ftohtë nga këmbët edhe kur jeni në krevat.
Nuk duhet: Të përdorni bidona uji dhe batanije elektrike për ngrohjen e këmbëve tuaja sepse mund të shkaktojnë djegie
8. Duhet: Të lëvizni gishtat e këmbës dhe këmbën tuaj disa herë në ditë për të ruajtur qarkullimin e gjakut
Nuk duhet: Të qëndroni në një pozicion për një kohë të gjatë ose të uleni më këmbët tuaja të kryqëzuara. Këto pozicione mund të bllokojnë fluksin e gjakut në këmbë.
9. Duhet: Të jeni aktiv. Vijini detyrë vetes të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë. Konsultohuni me mjekun tuaj për llojin e aktivitetit që është më i përshtashëm.
Nuk duhet: Të pini duhan. Duhanpirja mund të shkaktojë ulje të fluksit të gjakut në këmbët tuaja.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza