Këshilli i OKB, Hoxhaj akuza
Rusisë për agresionin në Ukrainë

Këshilli i OKB, Hoxhaj akuza<br />Rusisë për agresionin në Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka reaguar lidhur me qëndrimet e përfaqësuesit rus në këtë seancë, duke theksuar agresionin që shteti i tij ka bërë ndaj territorit të Ukrainës.

Ministri Hoxhaj theksoi edhe një herë shqetësimin e shtetit të Kosovës me krimet që po ndodhin në lindje të Ukrainës dhe papajtueshmërinë e Kosovës me agresionin rus në Krime.Ministri Hoxhaj ka risjellë në vëmendjen e KS të OKB-së edhe përfshirjen e serbëve përkrah forcave pro-ruse në Ukrainë, duke cenuar integritetin territorial të këtij shteti.

Ndërkohë, gjatë fjalës hyrëse në këtë seancë të Kombeve të Bashkuara, ministri Enver Hoxhaj, ndër të tjera, ka kërkuar respektimin e marrëveshjeve nga Serbia dhe mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë./KosovaPress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje