Këshilli Kombëtar për shoqërinë
civile, miratohet pr/ligji

Këshilli Kombëtar për shoqërinë<br />civile, miratohet pr/ligji
TIRANË - Komisioni për Punën dhe Çështjet Sociale miratoi të hënën projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile”. Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, prezantoi draftin, që parashikon krijimin dhe funksionimin e këtij Këshilli, një strukturë këshillimore e autonome pranë qeverisë, e cila do të garantojë bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, në dobi të zgjerimit të demokracisë dhe konsolidimit të qeverisjes së mirë.

Pr/ligji përputhet me rekomandimin kryesor të BE-së për bashkëpunim midis institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile. Këshilli Kombëtar do të përbëhet nga 13 përfaqësues të institucioneve publike, 13 përfaqësues të OJF-ve, si dhe një përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Gjatë mbledhjes së sotme, deputetët e opozitës bënë disa propozime, që u morën në konsideratë nga anëtarët e komisionit, gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal