Këshillit i Integrimit, Bregu: Opozita
të drejtojë,pres përgjigje nga Gjosha

Këshillit i Integrimit, Bregu: Opozita<br />të drejtojë,pres përgjigje nga Gjosha
Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu i është përgjigjur ftesës së bërë nga deputeti socialist Taulant Balla, sa i përket krijimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit.
 
Në një postim në rrjetin social Facebbok, Bregu shkruan se qëndrimi i opozitës nuk ka ndryshuar. Ajo thekson se meqënese strukturat tona ne procesin e integrimit janë ngritur sipas modelit kroat, edhe Këshilli Kombëtar duhet të jetë sipas atij modeli.
 
 
“Qëndrimin e opozitës fare qarte ia kam shkruar Ministres së Integrimit, në përgjigje të formatit lëmsh të propozuar nga qeveria për Këshillin Kombëtar të Integrimit.
Zgjidhni një standart e model evropian për funksionimin e këtij Keshilli. Meqënëse strukturat tona në procesin e integrimit janë ngritur sipas modelit kroat, edhe Këshilli Kombëtar le të jetë sipas atij modeli. Të drejtohet nga opozita, me nënkryetar nga maxhoranca e të jetë strukturë tërësisht parlamentare për të siguruar kontrollin parlamentar ndaj qeverisë në këtë proces, por edhe sepse është dëshmi e gjithpërfshirjes aq të domosdoshme në favor të integrimit evropian si axhende kombëtare!”, shkruan Bregu në Facebook.
 
Ajo thekson se pret përgjigje nga Ministrja e Integrimit.





bregu ne fb











































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën