Kështjella e Versajës do të qëndrojë e veshur për 7 muaj me pikturat e krijuara nga artisti Pierre Delavie, në mënyrë që pamja e ndërtesës gjatë rikonstruktimit të saj të jetë po aq e këndshme sa dhe në realitet. Në imazhet e vendosura rreth faqeve të kështjellës paraqiten dhe shumë modele të veshura me fustane të dizenjuara nga Dior, të frymëzuara nga Kështjella e Versajës. Veshja në canvas është pagëzuar si ‘Ndërtesa Dior’ për shkak të përkushtimit të saj në mbrojtjen e pasurive botërore.

Lidhja mes Versajës dhe Diorit ka qenë që në themelimin e shtëpisë së modës në 1947, e cila gjeti shkëlqimin e humbur gjatë luftërave botërore në arkitekturën dhe veprat e famshme të shëkullit të 18-të. Historia inspiruese e Versajës vazhdon të shkruhet me stil në pikturë me dizenjot e kaluara dhe të tanishme të Diorit, në gurë dhe gjelbërim, si Gjykata Mbretërore me pamje nga parqet dhe veçanërisht Sheshin e La Kolonadës. Dizenjuesi i veshjes së Kështjellës së Versajës, Pierre Delavie, shpjegon se ajo çka ka bërë në këto piktura ëhstë një lojë midis realitetit dhe iluzionit optik.

Ai thotë se mënyra sesi i ka pikturuar elementët në kanavacë duket sikur i çojnë vizitorët në një realitet tjetër, dhe për një moment të krijon idenë sikur je në ëndërr. Një turist indian shprehet se ka mbetur i mahnitur dhe i është dashur pak kohë për të kuptuar se bëhej fjalë për piktura dhe jo për pamjet e strukturës së Versajës, duke shtuar se kjo është një punë mjaft e arrirë, pasi jo vetëm fsheh punimet që bëhen prapa saj por dhe është argëtuese dhe e bukur për syrin.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)