Pasi barazoi pa gola ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, skuadra e trajnerit Allegri ka marrë të tjera lajme të mira. Milan duket se do të ketë në dispozicion në finalen e sezonit një përforcim me peshë në sulm.
Sulmuesi i Milanit Antonio Cassano i është rikthyer stërvitjeve pas një mungese të gjatë pas problemeve shëndetësore që sollën dhe operimin në zemër.
Cassano ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore së bashku me 8 lojtarë të tjerë dhe rikthimi i tij në fushë nuk do të vonojë. Sulmuesi italian po lufton me çdo kusht që të rikthejë formën, për të qenë pjesë e Italisë në Kampionatin Europian.
Ndërkohë Milan ka bërë të ditur se padroni i klubit, Silvio Berlusconi do të rikthehet president. në sajtin zyrtar thuhet se "Berlusconi është rikthyer në shoqëri, dhe këshilli administrativ e ka emëruar president nderi".
/Shqiptarja.com