Ka ardhur momenti

Ka ardhur momenti

Foto ilustruese

Kryeministri Rama ka paralajmëruar “furtunë” në sistemin policor. Gjithë Policia e Shtetit dhe strukturat e saj do ti nënshtrohen një reformimi rradikal, duke konturuar në kornizën e ligjit këtë institucion kaq delikat dhe të rëndësishëm në zbatimin e ligjit. Kryeministri Rama, madje ka vendosur një afat 100 ditor për të realizuar objektivin nga drejtuesit e rinj të drejtorive në qarqe.

Ka ardhur pikërisht momenti, që postat, komisariatet, dhe drejtoritë e policive në të gjitha qarqet e vendit, ti nënshtrohen një reforme të thellë, nga e cila duhet të zbulohen, largohen dhe penalizohen ata që deri sot kanë luajtur poker me ligjin. Ka ardhur momenti që “të fortët” e policisë në komisariate dhe drejtori, të largohen. Ata që ishin dhe janë të lidhur me elementin kriminal, me abuzuesin e ligjit, me ata që nuk respektojnë asgjë ligjore, me ata që ndërtojnë natën dhe mbushin xhepat e policëve me para, nga ata që kanë zaptuar hapësirat e përbashkëta dhe i kanë kthyer në gardhiqe parkingjesh nën hundën e policit. Ka ardhur momenti, që ata që kanë shfrytëzuar postin dhe uniformën në Policinë e Shtetit, të largohen por jo “pa lagur”.

Ata duhet të shkojnë në ndjekje penale. Ka ardhur momenti që Policia e Shtetit, komisariatet dhe drejtoritë e qarqeve, të marrin një fizionomi tjetër, të marrin një tjetër fytyrë dhe prezantim  të ri, para qytetarit. Ka ardhur momenti që të babëziturit që kanë vite që vegjetojnë në Policinë e Shtetit dhe që kanë mundur të shpëtojnë nga ndëshkimi, të largohen dhe të shkojnë para ligjit. Ka ardhur momenti, që ata që natën tek dalin me makinat e shtetit për të kryer detyrën, dhe bëjnë maskarallëqe, apo dhe duke u puthur me elementë kriminalë në lokalet e tyre, të shkojnë para ligjit.

Shqipëria dhe shqiptarët, nuk mund të presin asnjë minutë më shumë. Koha kërkon “qilizëm” në strukturat e Policisë së Shtetit. Eshtë pikërisht momenti që nga rradhët e uniformave blu, të largohen matrapazët, të shiturit dhe të blerët e partive politike, ata që edhe në zgjedhjet e fundit të 25 Prillit, drekonin me paramilitarët e Partisë Demokratike, duke u justifikuar se “i kemi  patur kolegë”. Një skandal i padëgjuar ky. Ka ardhur momenti, të largohen nga Policia e Shtetit, nga komisariatet dhe drejtoritë e qarqeve, policët me diploma fallco, policët  sekserë të shefave dhe deri të pedagogëve në universitete.

Ka ardhur koha që të largohen me turp, policët që kanë dekonspiruar aksionet e kolegëve, duke rrezikuar shpesh edhe jetët e tyre. Ka ardhur momenti që të largohen me ceremoni nga Policia e Shtetit, ata që kanë bashkëpunuar dhe akoma kanë lidhje të paprera me kontrabandistët dhe trafikantët e drogës, nga ku marrin rroga të majme prej tyre. Ka ardhur momenti që ky vend, të prezantohet në pikat kufitare , doganore dhe aeroporte, me policë të shkolluar dhe të ndershëm, dhe jo me pocaqi të kompromentuar, korruptuar, dhe inkriminuar.

Edi Rama e kishte paralajmëruar, dhe po e bën realitet, një premtim të dhënë. Policia e Shtetit, është fytyra e shtetit, ndaj nuk mund të vazhdohet më tej. Reformimi i strukturave policore, është pjesë e objektivave  të mandatit të tretë qeverisës, i cili starton në Shtator. Synimi është i qartë, goditja dhe vënia para drejtësisë i çdo polici apo drejtuesi që ka njollosur dhe abuzuar me uniformën dhe ligjin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 08/07/2021 17:30

    O mender gazetar , me kete "reformen" e fundit do hiqni edhe ata pak oficere policie te shkolluar ne Akademi e te trajnuar nga partneret e huaj e do ti zevendesoni me keto cudirat qe keni bere nga 2013 deri me sot.Oficera policie me 3 muaj shkolle qe i keni bere shefa komisariatesh, "ekselentet" apo te perzgjedhurit tuaj ne BKH pa ASNJE dite eksperience.Saliu e shkaterroi policine kur mbylli Akademine po te pakten nuk na ofendonte inteligjencen me keto lloj " reformash",nuk e kerkonte pergjegjesine te policet e thjeshte si keta te pacipet sot.Ora zero ne Shqiperi po vjen , se shpejti ketu do ngelen vetem 600 mije pensioniste e nja 100 mije puthadore si ti mor gazetar i piste , shpresoj mos ta kete shume te madh ai afrikani azilant qe do te q.... gruan e ca ke femra ne shtepi ti mor pis .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë