Kaçi: Skënderbeu fiton me goleadë
titulli në Korçë, Partizani pa stol

Kaçi: Skënderbeu fiton me goleadë<br />titulli në Korçë, Partizani pa stol
Legjenda e ekipit të Skënderbeut, Jani Kaçi parashikon një fitore të thellë përballë ekipit të Partizanit të shtunën në Korçë. Ish-portieri i njohur përmes një interviste për gazetën ‘Shqiptarja.com’ shprehet se Partizani nuk mund të krahasohet me Skënderbeun për tre arsye “I kam ndjekur me shumë vëmendje ndeshjet e dy ekipeve këtë edicion.

Partizani është në krye, por me fitore shumë të sforcuara, ndërsa Skënderbeu është harmonik, boshti i ekipit ka 5 vite që është krijuar dhe lojtarët e njohin shumë mirë lojën e njëri-tjetrit, ndryshe nga të kuqtë.

Së dyti, Skënderbeu ka stol të pasur që shmang problemet në rast dëmtimesh apo pezullimesh. Kështu besoj që nuk do ndihet mungesa e Berishës që është pezulluar, por edhe e largimeve të mundshme në merkaton e dimrit, pasi po punohet mesa jam në dijeni edhe në drejtim të afrimeve shumë cilësore për të mbushur hapësirat që mund të krijohen.

Duke ndjekur të kuqtë në ndeshjet që kanë zhvilluar, pres që në vazhdim të shikoj një Partizan të lodhur në fushë, pasi nuk ka stolin e pasur për të përballuar kampionatin me objektivat që ka vendosur. Ndërsa elementi i tretë që favorizon Skënderbeun është eksperienca në Europë’shprehet Kaçi.

Në vazhdim bindja e ish-portierit korçar shkon më tej te rezultati duke theksuar se “Skënderbeu jo vetëm që do të fitojë nesër, por madje me diferencë të thellë golash, pasi ka stabilitet dhe është solid, mbrohet dhe sulmon në grup, si trup i vetëm”. Por, kush është pika më e fortë e Partizanit, që mund të kapë në befasi kampionët aktualë?

“Duhet përgëzuar Starova për punën që ka bërë me Partizanin, pasi në një kohë të shkurtër pas problemeve në kategoritë inferiore, të kuqtë sot janë në krye të renditjes, por për titullin duhet të presin, pasi edhe këtë edicion vjen në Korçë për herë të gjashtë”. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një koment për Kombëtaren.

Jam i kënaqur për arritjet e futbollit shqiptar, pasi jo vetëm Skënderbeu me paraqitjen mjaft të mirë në Europa, por edhe kualifikimi i kombëtares ishte një sukses i merituar dhe i shumëpritur që gëzoi të gjithë shqiptarët.

De Biasi dhe grupi që ka grumbulluar në eliminatore që sollën kualifikimin bënë një punë të shkëlqyer që pak kush e kishte menduar, por sot jemi në mesin e më të mirëve dhe shpresoj që të realizojmë një paraqitje sa më të mirë në Francë”përfundoi Jani Kaçi për Shqiptarja.com.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë