'Ka fshehur ndryshimin e emrit të babait me të shkuar kriminale', deputetja e PD reagon pas akuzave: Tremben nga emri im! S'ma njollosni dot figurën

'Ka fshehur ndryshimin e emrit të babait me të shkuar kriminale', deputetja e PD reagon pas akuzave: Tremben nga emri im! S'ma njollosni dot figurën

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka reaguar pas akuzave se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait në formularin e dekriminalizimit. Me një postim të gjat ënë Facebook, Hoti i quan akuzat 'sulme' me synimin pë t'i njollosur figurën, ndërsa firmëtarët e ankimit të dorëzuar në KQZ i konsideron komunistë. Ajo thekson se nuk ka ndryshuar kurrë gjeneralitete dhe as nuk ka fshehur asgjë.

Postimi i plotë:

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qenë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njerëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen  e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskan gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtejshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.

Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për të punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoj askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhet gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njerëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private.  Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë e palëkundur dhe e pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti.

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betejën time për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju. E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen, së prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndershëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale


Lajmi kryesor:

Dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten e PD-së në qarkun e Lezhës: Ka fshehur ndryshimin e emrit të babait me të shkuar kriminale! Reagon Hoti: I tremben emrit tim në PD


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS