Dekriminalizimi/ U përmend pa emër nga PD, Ndreu: Mbani shpresë kot, s'kam kompleks nga liliputët që i kanë trutë në prapanicë

Dekriminalizimi/ U përmend pa emër nga PD, Ndreu: Mbani shpresë kot, s'kam kompleks nga liliputët që i kanë trutë në prapanicë

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu

LEZHË- Me nota ironie, por edhe me një retorikë shumë larg asaj politike, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu iu është përgjigjur deklaratave të PD-së se në këtë qark ka kryebashkiakë me të shkuar kriminale. Edhe pse demokratët nuk përmendën një emër konkret, Ndreu u ka paraprirë duke thënë se nuk është aspak e vërtetë se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

"Ca në PD-n e mjerë që i kanë trutë në prapanice paskan thënë se po hetojnë në Lezhe për Kryebashkiakun..

Po ju bej me dije se jam rimandatu si deputet në 2017 pas ligjit të dekriminalizimi dhe nuk kam asnjë kompleks nga liliputet që qejfin e tyre nga poshtë e nxjerrin në gojën e pisët...! Mbani shpresë kot së në Lezhe nuk ka shanse..Targën do ju lë si gjithmonë", shkruan Ndreu.

Postimi i plotë i Ndreut

Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi se selia blu po verifikohen 3 kryebashkiakë në qarkun Lezhë e Dibër, pasi kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë