Paralajmërimi i PD-së: Po verifikohen 3 kryebashkiakë në qarkun Lezhë e Dibër, kanë të shkuar kriminale (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se në ditët në vijim selia blu do të nxjerrë fakte se edhe tre kryebashkiakë të tjerë kanë të shkuar kriminale. Në takimet që ka zhvilluar ditën e sotme, Bardhi tha se dy kryebashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë të shkuar kriminale në qarkun e Dibrës, e ndërsa dyshimet janë edhe për një tjetër në qarkun e Lezhës.

“Unë besoj që për qarkun e Dibrës është e qartë se shumica e kryetarëve të bashkive kanë të shkuar kriminale, madje kanë bërë dhe veprime kriminale. Kemi në proces verifikimi se dy prej kryebashkiakëve në qarkun e Dibrës kanë të shkuar kriminale. Po verifikohet një nga kryebashkiakut e qarkut të Lezhës. Kur të vërtetohet se ka probleme me ligjin e dekriminalizimit do të bëhen faktet publike. Ne kemi informacione që një nga kryebashkiakët preket nga dekriminalizimi", tha Bardhi.

Ai u ndal të komentonte zhvillimet e fundit nga kronika e zezë, sipas së cilit ngjarjet kriminalet do të marrin fund kur të mos kenë mbrojtje nga politika, siç po ndodh aktualisht.

‘Trafiku i drogës dhe veprimtaritë e tjera kriminale të kësaj natyre po sjellin ngjarje të rënda kriminale që tronditin mbarë opinionin publik. Kjo situatë vijon, ne gjithmonë kemi kërkuar shkëputjen e politikës nga krimi dhe në programin tonë ka qenë primare dhe lufta kundër drogës”, tha Bardhi.

Së fundmi në "lupën" e PD-së ka qenë kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj me argumentin se ka fshehur dënimin në Greqi, por kjo akuzë u mohua nga ky i fundit. Ndërkohë më herët, pas denoncimit të bërë nga selia blu, fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit në Shkodër, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pasi akuzat për fshehje të dënimit në Itali u vërtetuan. Nga ana tjetër, Agim Kajmaku dha dorëheqjen nga drejtimi i Vorës, pasi kishte fshehur dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit. Akuza ka pasur edhe për kreun e Bashkisë i Vaut të Dejës, Mark Babani, por deri më tani demokratët nuk kanë paraqitur fakte dhe socialisti vijon normalisht detyrën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja