Burime nga zyra e OSBE në Tiranë, konfirmon për Thash & Them se ambasadori ka marrë lejen e zakonshme. Pra për një muaj të tërë, nuk do të jetë fare në ambientet politike të Tiranës. A do të shqetësojë kjo ndokënd?
Të gjithë jemi shqetësuar kohët e fundit se ku është “zhdukur” ambasadori i OSBE në Tiranë Eugen Volfard. Në fakt nuk e kemi parë në takimet e fundit publike, as në mbledhjet e përbashkëta të ambasadorëve. Burime nga zyra e OSBE në Tiranë, konfirmon për Thash & Them se ambasadori ka marrë lejen e zakonshme. Pra për një muaj të tërë, nuk do të jetë fare në ambientet politike të Tiranës. A do të shqetësojë kjo ndokënd? Këtë nuk e dimë me saktësi nga politika. Ajo që dimë, është fakti se është nisur drejt Kilit, pranë bashkëshortes së tij, me pushime dimri.