Pas lajmit që dha për avionin 'Migjeni', kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të reja në lidhje me flotën e Air Albanian. Sipas Ramës shumë shpejt pritet që linjës me Air Albanian ti shtohet edhe avioni i 'Naimi'.

Rama ka postuar edhe pamjet teksa tregon se avioni 'Migjeni' ka ardhur në Aeroportin e Rinasit pranë avionit tjetër 'Lasgushi'.

"Ka lezet. Pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europian." shkruan Rama.

Ditën e nesërme 'Migjeni' pritet që të nisi udhëtimet drejt Italisë.  "Migjeni" do të mbulojë Italinë, ndërsa avioni tjetër "Lasgushi" mbulon linjën drejt Stambollit. Sipas Ramës me Air Albanian, standardet që do të ofrohen për shqiptarët do të jenë si asnjëherë më parë.

Shumw shpejt  flotës t'i bashkohen edhe dy avionë të tjerë, "Naimi" dhe "Noli", që do të fluturojnë drejt destinacioneve të BE dhe SHBA.