Ka marrëveshje! Greqia nuk del
nga zona euro, 80 mld € ndihmë

BRUKSEL - Pas bisedimeve maratonë me te gjatat ne histori prej me shume se 17 orësh, udheheqesit e zones euro arriten unanimisht ne Bruksel marrëveshje me Greqinë. Nje marreveshje shprese qe shmang daljen e Athines zyrtare nga zona Euro dhe i jep asaj nje fond shpetimi prej 80 miliarde eurosh, por me nje kusht: Fond garancie prej 50 miliarde eurosh nga fitimet qe Greqia do marre nga privatizimi i aseteve shteterore. Lajmi u bë publik per here te pare nga kryeministri i Belgjikës Charles Michel i cili u mjaftua me nje fjale ne Twitter: Marreveshje! E 40 minuta pas tij tre zyrtarët e lartë të KE dhe Eurogrup Tusk, Junker dhe Djiselborn njoftuan zyrtarisht ne nje konference te perbashket marrëveshjen, por dhe kushtet mbi të cilat ishte rënë dakord. 

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë të gjatë para gazetarëve po nga Brukseli ka dhënë detajet mbi të cilat pritet të punohet për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi dhe dalja nga eurozona.

“Edhe pse zgjati shumë orë, ky samit ishte shumë i rëndësishëm për ne. Unë jam gati për hapjen e negociatave me Greqinë por rruga do të jetë një vështirë”, tha Merkel

Programi i tretë i ndihmave për të shpëtuar Greqinë do të jetë 82-86 miliardë euro.

Greqia duhet të krijojë një fond garancie nga privatizimet, me bazë në Greqi nen mbikeqyrjen e institucioneve nderkombetare, jo në Luksemburg siç parashikonte dokumenti i përgatitur nga Eurogrup dhe që u diskutua gjatë natës. Fitimet nga privatizimi i aseteve greke do të transferohen në fondin e ri. Nga keto 50 miliardë euro: 25 miliardë do të shërbejnë për rikapitalizmin e bankave greke; 12.5 miliardë euro për të reduktuar borxhin dhe 12.5 miliardë euro për investime që synojnë rritjen ekonomike. 

Pas përpjekjeve të komplikuara përgjatë gjithë natës, Greqia dhe kreditorët ndërkombëtar ranë dakord, një kompromis i pranuar edhe nga kryeministri grek Aleksis Tsipras, por që e çon vendin e tij përballë vendimeve të vështira.

Tashmë topi kalon në fushën helene ku sfida e parë e Tsipras është miratimi i marrëveshjes në Parlament ku nuk do ta ketë aspak të lehtë. Greqia pritet të kalojë reformat e kërkuara per pensionet dhe TVSh deri të mërkurën, dite kur pritet te mbahet nje tjeter takim i eurogrupit. 

Nje hap i veshtire ky duke marre parasysh faktin qe Greqia beri referendumin popullor qe refuzoi reformat shtrenguese...

Ora 14:36 Bankat greke mbeten të mbyllura edhe nesër
Bankat greke të cilat u mbyllën dy javë më parë në vazhdën e një sërë masash që vunë në rrezik sistemin bankar helen, do të vijojnë të mbeten të mbyllura edhe nesër. Kjo është bërë e ditur  nga Ministria e Financave raportojnë mediat greke, por pa saktësuar se kur do të hapen.
 
Ora 14:27 Gjermani. Bundestagu vendos të premten për Greqinë
Vota e Parlamentit gjerman mbi plan-shpëtimin e Greqisë është parashikuar për të premten raportohet në mediat ndërkombëtare. Qeveria gjermane ka nevojë për rrugë të lirë nga Bundestagu para se ët vendosë për të vijuar më tej në ndërmjetësimet me Greqinë.


Ora 15:16 Varoufakis: Kisha një plan, Tsipras zgjodhi koncensionin
Yanis Varoufakis kishte një plan për Greqinë pas referendumit. Por nuk u mbështet, përkundrazi “Aleksis Tsipras pavarësisht JO-së zgjodhi koncesionet, dhe i la të hapur faktin që cilido të ishte pozicioni i kreditorëve, ai nuk do t’i kishte sfiduar”, u shpreh ish-ministri grek i Financave i cili hodhi dorë nga ky post pas referendumit që itha jo masave shtrënguese të kreditorëve. 

Ora 12:25 Meta përshëndet marrëveshjen
Konferenca me presidentin e Parlamentit Evropian Martin Shutlz në Tiranë, ka shërbyer për kreun e kuvendit, Ilir Meta që të përshendesë marrëveshjen e arritur me Greqinë.

Marrëveshja përben një mesazh pozitivi jo vetëm për Greqinë por edhe për Evropën dhe rajonin. Përshendes përpjekjet e Shultz për të arritur një zgjidhje e cila forcon Evropën dhe beismin tek ajo”, - u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ora 11:23 Tsipras: "Betejë e vështirë, tani na presin vendime të vështira"
“Kemi luftuar një betejë të vështirë. Tashmë jemi përballë vendimeve  të vështira.” Ky ka qenë komenti i parë i kryemistrit grek Alexis Tsipras pas arritjes së marrëveshjes për krizën greke në Bruksel. “Kemi marrë përgjegjësinë e vendimit për të evituar planet më ekstreme të qarqeve konservatore në Evropë”,-ka vijuar Kryeministri. “Arritëm të ristrukturojmë borxhin dhe të garantojmë financimin me kohë të pjesshme. Greqia do të vazhdojë luftën për të ngritur,”-përfundon Tsipras.

Ora 10:52 Ministri grek i energjisë: “Marrëveshje fyese”
“Marrëveshje fyese”, e ka cilësuar ministri grek i energjisë  si dhe lider i partisë radikale të Sirizës, Panagiotis Lafazaris, marrëveshjen e arritur nga Athina në një shënim të titulluar “Platfoma e majtë”, e publikuar në faqen online “Parapolitika.gr.”
 
Ora 09:50 Merkel: Marrëveshje me planin A…por rikthehet Troika
“Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë”. Kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën për mediat pas euro-samitit. Kancelarja konfirmoi se u aprovua plani A dhe se nuk ka nevojë për planin B. Merkel njoftoi gjithashtu se ndihma financiare e tretë në favor të Greqisë do të jetë 82-86 miliardë euro, nga të cilat 24 miliardë euro për sistemin bankar. Ajo çka nënkuptohet nga fjalët e kancelares gjermane është se në Athinë do të kthehet Trojka për të monitoruar programin e shpëtimit. Muajt e fundit, kryeministri Tsipras ka kërkuar pezullimin e inspeltimeve nga tre institucionet.


(Fjala e plotë e kancelares gjermane Merkel në gjermanisht) 


Merkel: Aprovuam planin A, nuk ka nevojë për planin B 
"Me Greqinë u aprovua plani A dhe nuk ka asnjë nevojë për planin B". Kështu u shpreh kancelarja gjermane Merkel në përfundim të takimit maratonë të euro-samitit. 

“Marrëveshja e arritur në unanimimet për Greqinë ka më shumë avantazhe se disavantazhe", - u shpreh Merkel. 

Ora 09:50 Hollande: “Tsipras guximtar”
Presidenti Francez Francois Hollande tha se Tsipras bëri një zgjedhje shumë të guximshëm duke kërkuar reforma të tjera për vendin e tij. 

"Tsipras bëri një zgjedhje shumë të guximshëm, ai kërkoi reforma të tjera, por në të njëjtën kohë ai e dinte se kjo ishte mënyra e vetme për të marrë 80 miliard euro financime."


Ora 09:45 Dijsselbloem: Greqia të shesë asetet shtetërore
Tashmë i mbetet parlamentit grek për të vepruar me shpejtësi. Ka akoma shumë për të bërë, - u shpreh Presidenti i Eurogrupit.
 
“Marrëveshja me Greqinë parashikon krijimin e një fondi nga privatizimi i aseteve shtetërore për të marrë fitime, e do të shërbejë për të ulur borxhin dhe rikapitalizimin e bankave”,- u shpreh Dijsselbloem

Dijsselebloem: 25 miliardë euro bankave greke...menjeherë!
Presidenti i Eurogrupit Dijsselebloem tha se hapi i menjëhershëm i marrëveshjes është rikapitalizimi i bankave greke me 25 miliardë euro. 


Ora 09:40 Lagarde: hap i rëndësishëm ringritjen e besimit
"Ishte e vështirë, por është një hap i rëndësishëm për të ringritur besimin, tashmë duhet të zbatojmë angazhimet”. Kështu u shpreh Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. 

Ora 09:25 Dijsselbloem: Takim i mundshëm i Eurogrup të mërkurën
Gjatë konferencës në përfundim të takimit maratonë për Greqinë në Bruksel, presidenti i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem konfirmoi se me shumë gjasa do të ketë një tjetër takim të mërkurën. 

Ora 09:17 Juncker: Shmangëm daljen e Greqisë nga Eurozona
“Nuk ka fitues apo humbes nga kjo marreveshje. Ne shmangëm daljen e Greqisë nga zona euro. Jemi të kënaqur me rezultatet që kemi arritur me këtë marrëveshje. Ne vlerësojmë edhe masat që ka marrë Greqia. Ne nuk duhet të harrojmë faktin se Greqia ka nevojë për rritje ekonomike dhe uljen e numrit të papunësisë”, - kështu u shpreh Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në fund të samitit maratonë. 

"Nuk besoj se është një marrëveshje që poshtëron grekët, dhe nuk besoj që europianët e tjerë nuk do të ulin veten, është një marrëveshje tipike evropiane”. Kështu u shpreh Juncker në konferencën e përbashkët për shtyp me Tusk dhe presidentin e eurogrupit Dijsselbloem.

Ora 09:15 Tusk: Arritën marrëveshjen pas 17 orësh
"Pas 17 orësh kemi arritur marrëveshjen për të hapur negociatat për programin e shtupimit me kushte të rrepta”. Kështu u shpreh presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk në përfundim të samitit.

"Tashmë ministrat e financave duhet të vendosin me urgjencë se si të ndihmojnë Greqinë me nje financim mbeshtetes”, tha ai. 

— Donald Tusk (@eucopresident) July 13, 2015
Ora 08:50 Kriza greke, kryeministri belg:  Marrëveshje
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel ishte i pari që bëri publik arritjen e marrëveshjes. Një postim i shkurtër në llogarinë e tij në Twitter dha lajmin e mirë për Greqinë. “Marrëveshje”, - shkroi kreu i qeverisë belge. 

*Lajmi ne perditesim

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen