Ka menduar të heqë dorë nga 'Big Brother Vip'? Donald Veshaj habit me përgjigjen, ja çfarë i tha Beniadës dhe Ilirit

Ka menduar të heqë dorë nga 'Big Brother Vip'? Donald Veshaj habit me përgjigjen, ja çfarë i tha Beniadës dhe Ilirit

Donald Veshaj

Në emisionin e sotëm të “Big Brother VIP Albania”, Iliri, Donaldi dhe Beniada janë ulur së bashku për të biseduar. Gjatë diskutimit, Beniada pyet nëse dy konkurrentët e kishin menduar ndonjëherë të linin lojën.

Donaldi u shpreh se e ka çuar në mendje. Madje ka menduar nëse hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte gjëja e duhur që ai ka bërë.

Pavarësisht tundimeve, aktori gjithashtu tha se, sado që i kanë shkuar këto gjëra nëpër mendje, nuk e ka lënë egoja që të dalë nga “Big Brother VIP Albania”.

Beniada: Keni menduar ndonjëherë të ikni nga këtu, të lini lojën.

Donaldi: Unë e kam çuar në mendje. Që ndoshta kam qenë gabim që jam futur.

Beniada: Po e keni pasur ndonjë moment që keni thënë do dal?

Donaldi: Po, por nuk të lë egoja.

Iliri: Ai nuk doli nga kutia jo më të dilte nga shtëpia. Ai u ngul në kuti aty, unë po thosha edhe pak ky del, kur erdhi Trixa iku ky. Iku ky edhe nja 20 minuta ose gjysmë orë, iku. Kur ky kur u ngul aty.

Beniada: Unë e dija që kur të vinte Trixa nuk do dilte kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit