TIRANË- Profesor. Dok Hektor Peçi ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme!

Peçi ishte mjek Endokrinolog, profesor në fakultetin e mjekësisë dhe zv/dekan, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Ai ka drejtuar pavionin e endokrinologjisë në spitalin e Tiranës, teksa më herët ka qenë pjesë e ekipit të mjekëve të ish-diktatorit, Enver Hoxha.