Korçë - Një mjek kirurg është arrestuar në Korçë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare. Kallëzimi në polici për mjekun Nikolla Nunka raportohet se është bërë nga vetë e reja.

Paraprakisht bëhet me dije, se 21 vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku Nikolla Nunka, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

E reja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, teksa mjeku ndodhet në Komisariat.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë