Avioni me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë e Amerikës është detyruar të bëjë një ulje emergjente. “The Sun” shkruan se sipas dëshmitarëve kabina e avionit është mbushur me tym pasi ka pësuar një defekt teknik. Zëdhënësja e Melania Trump, Stephanie Grisham njoftoi se të gjithë personat që ndodheshin në avion janë të sigurt dhe nuk ka asgjë shqetësuese.
Sipas gazetarit të NBC i cili ndodhej në avion, ky i fundit u mbush me tym vetëm pas 15 minutave fluturim dhe të gjithë u detyruan të vini maskat e oksigjenit pasi u digjnin sytë.

Presidenti Trump u shpreh për mediat se gjithçka ishte në rregull dhe askush nuk është dëmtuar. Melania Trump ishte nisur paraditen e sotme për në Philadephia ku do të takonte familjet e fëmijëve që vuanin nga varësia ndaj opioid (një lloj droge që prodhohet nga farat e bimës aziatike, lulëkuqja), si pjesë e nismës së saj “Be Best”.
Nuk dihet se për kur është shtyrë vizita, ndërkohë avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Maryland.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

