Në një ftesë të kabinetit të Presidencës që është i është dërguar politikanëve dhe figurave publike në Kosovë, Jahjaga konsiderohet si 'Lartmadhëri'. Në ftesat zyrtare në gjuhën serbe të dërguara për 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për Presidenten Jahjaga shkruhej 'Lartmadhëria e saj'.
"Lartmadhëria e saj, Presidentja Atifete Jahjaga ka nderin t'ju ftojë në mbëmjen ceremoniale që mbahet në Emerald Hotel", shkruhet në njoftimin zyrtar.
Kurse Zëri i Amerikës shkruan: "Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë, që nuk u bë nga ndonjë mbret apo mbretëreshë, por Kosova ka lartmadhërinë e saj që gjendet në ndërtesën e Presidentes së Republikës".
Edhe disa vite më parë kanë ndodhur incidente gjuhësore në gjuhën serbe. Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi kishin gabuar në urimet për Krishtlindjet Ortodokse duke uruar Pashkët.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com