Momente paniku shpërthyen në Milano mëngjesin e së mërkurës mes pasagjerëve të tramvajit të linjës 27 në Milano, kur mjeti u përfshi nga tymi dhe një zjarri papritur
Ngjarja ndodhi pak pas orës 09:00 në rrugën Marco Bruto, në zonën Mecenate. Brenda tramvajit ndodheshin rreth 20 persona. Dëshmitarët tregojnë se fillimisht u dëgjua një zhurmë e fortë, si një frenim i menjëhershëm, dhe menjëherë pas kësaj u përhap tymi dhe nxehtësia brenda mjetit.
“U hapën menjëherë dyert dhe dolëm jashtë. Kishte tym kudo”, tregojnë disa nga pasagjerët që ndodheshin në bord në ato momente.

Sipas të dhënave të para të mediave në vendin fqinj, flaka u shkaktua nga një kabllo e rrjetit elektrik ajror që krijoi kontakt, duke prodhuar shkëndija. Drejtuesi i tramvajit dhe policia bllokuan menjëherë trafikun dhe siguruan zonën për të mos lejuar njerëzit të afrohen.
Zjarrfikësit mbërritën pak minuta më vonë dhe situata u vu nën kontroll. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa teknikët po punojnë për të rikthyer qarkullimin normal të tramvajit në atë zonë të qytetit.
Komente











