AFGANISTAN- Tre punonjës të një spitali në Kabul të Afganistanit janë qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një polic.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane bëri të ditur se 3 viktimat me kombësi të huaj ishin pjesë e stafit mjekësor.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi pranë një pikë kotrolli të spitalit ku polici hapi zjarr ndaj 6 të huajve që po hynin në spital.
3 prej tyre humbën jetën në vend ndërsa 3 të tjerët janë dërguar në spital me plagë të rënda.
Menjëherë pas incidentit polici vrau veten.

Forcat e rendit kanë nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)