Kabul, sulm terrorist me bombë
95 të vrarë dhe 185 të plagosur

Një sulm terrorist me bombë ka vrarë të paktën 95 vetë dhe plagosi 185 të tjerë mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Terroristët kanë përplasur një postbllok policie me një  ambulancë të mbushur me eksploziv.

Shpërthimi ndodhi pranë ndërtesës së vjetër të ministrisë së brendshme dhe zyrave të Bashkimit Evropian të Këshillit të Lartë të Paqes.

Një javë më parë, një militant taleban vrau 22 persona në një hotel luksoz në Kabul.

Dëshmitarët thonë se zona e ambasadave të huaja dhe komisariati i policisë së qytetit ishte i mbushur me njerëz kur bomba shpërtheu mëngjesin e sotëm. Shtëllunga  tymi janë parë në të gjithë qytetin.

Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet pasi viktimat e dërguar në spital ishin në gjendje të rëndë.

kabul

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hoti: 23 shkollat në Kurbin u mbyllën nga mungesa e ngrohjes

Hoti: 23 shkollat në Kurbin u mbyllën nga mungesa e ngrohjes