Kabul, sulm terrorist në Universitetin
Amerikan, 12 viktima e 35 të plagosu

Kabul, sulm terrorist në Universitetin<br />Amerikan, 12 viktima e 35 të plagosu
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një universitet amerikan në Kabul. Sulmi, i cili filloi ditën e djeshme ka përfunduar pas dhjetë orësh goditjesh. Fillimisht shpërthimi u shkaktua nga një makinë bombë e më pas u dëgjuan edhe një seri të shtënash.

Në mesin e të vrarëve janë shtatë studentë, tre policë dhe dy roje të sigurisë, bëjnë me dije zyrtarët.

Autoritetet konfirmojnë se kanë shpëtuar më shumë se 500 studentë ndërsa asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Shumë studentë kërkuan ndihmë përmes rrjeteve sociale, siç ka bërë edhe fotografi i “Associated Press”, Massoud Hossaini: “Ndihmë, jemi bllokuar brenda në universitet. Ka të shtëna pas shpërthimeve. Ky mund të jetë mesazhi im i fundit”.

Dëshmitarë i përshkruan shpërthimet që i paraprinë sulmit si shumë të forta, aq sa ndriçuan qiellin. Sulmi vjen pasi rrëmbimit të dy profesorëve së universitetit, një amerikan dhe një australian, që ndodhi në qendër të Kabulit në fillim të muajit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm