Kabul,sulm terrorist në një hotel
ndërkombëtar, 8 të vdekur

Kabul,sulm terrorist në një hotel<br />ndërkombëtar, 8 të vdekur<br /><br>
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë mbrëmje Afganistanin, në një hotel me turistë ndërkombëtar në Kabul. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist, nga i cili deri më tani kanë mbetur 8 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur sipas raportimit të disa mediave të huaja.

Ndërkohë, horrori vijon ende në hotel, pasi terroristët kanë marrë peng shumë klientë pas shpërthimit të fuqishëm. Kanë qenë katër persona të armatosur, që kanë krijuar panik në hotelin ndërkombëtar ‘Interkontinental’, të cilët kanë qëlluar me armë nëpër katet e hotelit dhe kanë nxjerrë flakët nga njëri prej tyre.

hotel atentat kabul
(Hoteli në flakë pas sulmit terrorist)

Policia afgane njofton se terroristët vijojnë të qëndrojnë brenda ndërtesës, prej ku kanë marrë dhe shumë pengje dhe po luftojnë me forcat e policisë. 

hotel
(Hoteli ndërkombëtar në Kabul, para se të ndodhte atentati terrorist)

Xh.F/D.C./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS