Kabul, të shtëna me armë gjatë protestave! Talebanët ngrejnë flamurin e tyre në Luginën e Panjshir

Talebanët kanë qëlluar më armë zjarri për të shpërndarë qytetarët afganë të cilët po protestonin kundër qeverisë së re.

Protestuesit, shumë prej tyre gra kanë kërkuar të drejtat e tyre në rrugët e Kabulit, por talebanët kanë hapur zjarr për të shpërndarë protestuesit dhe i kanë kërkuar gazetarëve në terren që të mos filmojnë. Të shtënat kanë zgjatur për të paktën rreth dhjetë minuta.

Ndërkohë talebanët kanë shpallur fitoren mbi provincën Panjshir në verilindje të kryeqytetit, province e fundit e cila kishte shfaqur rezistencë. Grupi postoi pamje në internet të luftëtarëve të tyre duke ngritur flamurin e tyre në zonë.

Luftëtarët e rezistencës megjithatë thanë se ata ishin ende të pranishëm në disa pikë strategjike dhe nuk ishin dorëzuar.  Udhëheqësi i tyre ka bërë thirrje për një "kryengritje kombëtare" kundër talebanëve.

Talebanët morën kontrollin mbi pjesën tjetër të Afganistanit tre javë më parë, duke marrë nën kontroll kryeqytetin më 15 gusht pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.

Talebanët erdhën në krye të qeverisë gati 20 vjet pasi forcat amerikane morën nën kontroll vendin.

Panjshir, një luginë e thyer malore, është shtëpia e 150,000 deri në 200,000 njerëz. Ishte një qendër e rezistencës kur Afganistani ishte nën pushtimin Sovjetik në vitet 1980 dhe gjatë periudhës së mëparshme të sundimit të talebanëve, midis 1996 dhe 2001.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë