Nga djegia e Rugovës te Ballkani i Hapur, artisti: E nis me Ramën! Pse aq miqësor e të hapur me Vuçiçin, që s’na njeh si njerëz?

Çun Lajçi rikthehet në Shqipëri e prezanton romanin më të ri “Kaçakët”, që zë fill me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për “Report tv”, flet për njohjen e krimeve gjatë Luftës në Kosovë, Ballkanin e Hapur me Vuçiç dhe rrugëtimin e shqiptarëve drejt Evropës

Me sharkinë ndër duar, e vështrimin e përhumbur, Çun Lajçi ndjell kalimtarët drejt krijimtarisë së tij. E gjejmë sërishmi pranë sheshit “Skënderbe”, ku rreket të prezantojë edhe romanin më të ri të tij, “Kaçakët”....

“E filloj romanin tim me ecjen time grykës së Fanit dhe bisedën time me Edi Ramën dhe kaloj në errësirën time në shekullin kur energjia elektrike mungon”, rrëfen artisti Çun Lajçi.

Ngjarjet e romanit kanë në qendër vitin 1921, kur Rugova e tij digjet për së dyti nga Serbia.. Por, autori bën kapërcime në kohë, duke shkuar sa në periudha më të hershme, në vitet 98-99, e deri në ditët e sotme të Ballkanit të Hapur. Mandej rikthehet sërishmi, tek rugovianët e vitit ‘21, kur ata që mbeten gjallë kalojnë në Bjeshkët e Namuna.

“Rikthehem në vitin 1921, kur Serbia që në atë kohë na zhdukte prej trojeve tona, e më tej kur nuk na lejonte të ktheheshim nga Shqipëria. Ndërsa ne tani duam të jemi të hapur më shumë se sa duhet. Neve nuk na duhet kjo hapje ndaj njeriut, i cili nuk të njeh për njeri. Një shtet që nuk të njeh për të gjallë dhe në kushtetutë e ka shtetin tënd si krahinë autonome, nuk e di pse ne duhet të jemi aq miqësorë dhe aq të hapur për Vuçiçin”, tregon Lajçi.

Thotë se shqiptarët, krerët tanë politikë, kanë harruar vetveten, krimet e bëra në Kosovë, por edhe mbrojtjen e trashëgimisë, që forcon identitetin tonë si komb.

“Kemi ra pak në gjumë që ta dëshmoj këtë është pikërisht kalimi i lahutës si instrument serb në UNESCO”, shprehet ai.

Lojën e tij brehtiane tek “Kaçakët”, e shikon si një mënyrë për të vënë drejtësi, së paku me letërsinë...

“Me gjak i kanë la shqiptarët trojet që kjo Evropë, po edhe ajo e vjetra, të bindet se është një komb, një popull, që nuk ka më paqësor në Ballkan, por që gjithmonë ka qenë viktimë e të mëdhenjve. Dhe këta të mëdhenj në këtë kohë, gati-gati na paraqesin si agresorë. Kjo dëshmohet edhe me shtyrjen e bisedave me Serbinë, qoftë edhe për njohjen e vizave në Kosovë , apo pranimin e Shqipërisë në BE. Dy shtete që e kanë merituar më shumë se shumë të tjera, por që siç duket ne kemi problem me vetveten”, thotë artisti.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kistra: 09/07/2022 17:08

    Artist i thencin! Kronikan i Kurtit e Osmanit, qe jashteqete cdo dite kunder gjithckaje qe ben Rama! Pra i vetmi motiv qe e mban gjalle duket eshte te sulmoj Ramen e Komandantet e UCK-se.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës