Kryeministri Rama, videokonferencë me Kancelarin e Austrisë: Fola për sigurimin e vaksinës anti-COVID për rajonin! Kurz: Fokus i takimit edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit

Kryeministri Rama, videokonferencë me Kancelarin e Austrisë: Fola për sigurimin e vaksinës anti-COVID për rajonin! Kurz: Fokus i takimit edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit

Sebastian Kurz dhe Edi Rama

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka zhvilluar këtë të hënë një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Tëitter, Kurz bën me dije se ky bashkëbisedim ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, koronavirusi si dhe mbështetjen në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

"Unë zhvillova një videokonferencë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kreun e OSBE-së, Edi Ramëm. Fokusi i këtij takimi ishte lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, lufta kundër COVID si dhe për mbështetjen tonë ndaj Shqipërisë për procesin e integrimit në BE" - shkruan Kurz në Twitter.

Kujtojmë se duke filluar nga dita e nesërme, Austria do të hyjë në një izolim total për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit. 

Do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve për arsye specifike si pazaret e përditshme, ushtrime fizike apo dhe për punë. Kurz tha se kushdo që ka mundësi për të punuar nga shtëpia duhet ta vendosë në praktikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Rama: Me kancelarin e Austrisë fola për sigurimin e vaksinës anti-COVID për rajonin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se fokusi i bisedës që pati me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz ka qenë sigurimi i vaksinës anti-COVID për vendet e rajonit tonë.

"Me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, për luftën kundër Covid19, mbështetjen e BE për sigurimin e vaksinës për vendet e rajonit tonë, si edhe ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë", shkruan Rama.

E.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja