Kadare, e keqja është një
vend vetëm për të verbërit

Kadare, e keqja është një <br />vend vetëm për të verbërit
ITALI - Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka botuar në italisht romanin “Qorrfermani”, por me titullin e ndryshuar “Syri i Tiranit”.

Në një artikull për librin e Ismail Kadare, Corriere della Sera shkruan se totalitarizmin mund ta tregosh në dy mënyra, duke nxjerrë në dritë kalbësirat ideologjike, ose duke shkruar nën hijen e frikës.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është mbase interpretuesi më i mirë i gjendjes së dytë të mendjes dhe kjo shfaqet në disa romane të tij, si një bimë helmuese e destinuar të rritet, deri sa të pushtojë skenën.

Kështu ndodh edhe në romanin “Syri i tiranit”, i cili është libri i parë i Kadaresë që u botua në Shqipëri në 1990 kur autori kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë. Romani rezulton se ishte shkruar 28 vite me parë, kur Kadare ishte akoma i detyruar të jetonte nën hijen e diktatorit Enver Hoxha.

Në “Syri i tiranit” frika që përshkruhet është e vërtetë, fizike dhe organike, pasi kombinohen autoritarizmi osman dhe autokracia komuniste, ajo është arketip i shoqërisë shqiptare të mbyllur dhe të nënshtruar.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash