Kadare mesazh për
ekspozitën "Shqipëria kujton...”

Kadare mesazh për <br />ekspozitën "Shqipëria kujton...”
Në ekspozitën "Shqipëria kujton - Eshtrat e tyre janë pa varr", e cila u çel sot paradite në Tiranë, Besim Ndregjoni, Sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të të Burgosurve dhe të të Përndjekurve politikë, ka lexuar edhe mesazhin që shkrimtari të njohur Ismail Kadare i ka kthyer organizatorit të ekspozitës në përgjigje të ftesës për ta nderuar me pjesëmarrjen e tij. Email-i me mesazhin e Ismail Kadaresë mban datën 22 qershor, dhe në të shkruhet:

"I nderuari zoti Besim Ndregjoni,

Jam i prekur nga mesazhi juaj dhe natyrisht e ndiej veten pranë jush. E kundërta do të ishte diçka absurde për secilin nga ne. Shqipëria e sotme, koha, njerëzit, ndërgjegjja e të gjithëve nuk mund të jetë e qetë pa kryer detyrimin moral ndaj jush. Ndaj kujtimit të atyre që vuajtën dhe që nuk janë mê në këtë botë. Ndaj gjithë të përndjekurve, që arritën të dilnin prej ferrit të burgjeve dhe të internimeve. Ndaj familjeve dhe të afërmve , që kanë ndarê me ju ankthin e pafund.
Duke ju shprehur edhe një herë gjithë mbështetjen, respektin dhe konsideratën time.

Ismail Kadare"

"Shqipëria kujton - Eshtrat e tyre nuk kanë varr" u është kushtuar 4500 qytetarëve intelektualë antikomunistë që u pushkatuan nga diktatura. Dje ekspozita u hap me Hymnin Kombëtar dhe me lutjet shpirtërore nga katër përfaaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare. Pasi u dha mesazhi i nderimit nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, hapjen e ekspozitës e ka përshendetur Adem Demaçi, Nderi i Kombit, disident i burgosur 40 vjet në burgjet serbe. Demaçi tha se “kujtesa për krimet e komunizmit, duhet të pasqyrohet në të gjitha trojet mbarëshqiptare, sepse komunizmi në thelb ishte një sistem antikombëtar”. Besim Ndregjoni, në shenjë nderimi dhe respekti për ata që humbën jetën duke u përballur me regjimin më mizor që ka përjetuar kombi shqiptar dhe një nga regjimet më mizore që ka përjetuar njerëzimi, i fton qytetarët e kryeqytetit dhe qytetarët e tjerë shqiptarë ta vizitojnë ekspozitën dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve sensibilizuese që kjo plagë e trashëguar nga diktatura të shërohet sa më shpejt dhe të mos neglizhohet më nga regjimet e tranzicionit, sepse vetëm kështu do të përparojë procesi i pajtimit kombëtar, begatia e demokracia e vërtetë, do të përparojë procesi i integrimit të vërteta perëndimor për shqiptarët, do të bëhet realiteti bashkimi ynë kombëtar.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale