Kadare, një hap
nga çmimi ‘Angelus’

Kadare, një hap <br />nga çmimi ‘Angelus’
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, është sërish finalist për çmimin letrar “Angelus”. Kadare mund të kurorëzohet këtë vit me këtë çmim, i cilësuar si më i rëndësishmi vlerësim pë jepet për letërsinë e shkrimtarëve të huaj në Poloni që nga viti i krijimit në 2005. Vepra e përzgjedhur për këtë edicion ku Kadare është finalist për herë të dytë është vëllimi me novela “Qorrfermani”, përkthyer në polonisht nga Dorota Horodyska. Për herë të parë në këtë garë letare emri i Kadaresë u shfaq në listën finale të shatë shkrimtarëve në vitin 2007 me romanin “Pallati i ëndrrave” , propozuar nga shtëpia botuese polake “Pogranicze”.

Këtë vit në listën e finalistëve veç shkrimtarit tonë, janë edhe gjashtë pretendentë të tjerë: Swietłana Aleksijewicz, Natalka Babina, Jenny Erpenbeck, Drago Jančar, Maria Matios dhe Wojciech Tochman.

Ceremonia e këtij çmimi do të mbahet në ditët e para të dhjetorit në qytetin Wroclaw dhe fituesi do të marrë shpërblimin prej 35 000 euro dhe një statuetë.

“Angelus”, çmimi për Letërsinë e Evropës Qendrore, vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës së përkthyer në gjuhën polake dhe financohet nga Ministria polake e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare dhe nga e përditshmja polake Dziennik.

Por si pritet të shkojë gara e këtij viti, si është pritur “Qorrfermani” në Poloni, dhe për ç’vlera mund të vlerësohet shkrimtari Ismail Kadare, Dorota Horodyska, përkthyesja e veprës së Kadaresë në Polonisht na rrëfen gjerësisht në këtë intervistë.

Znj.Horodyska ju jeni perkthyesja e veprës së shkrimtarit Ismail Kadare në polonisht, mes të cilave edhe "Qorrfermani", i cili është pretendent për çmimin “Angelus Central European Literature Award”. Cilat novelat janë përfshirë në këtë libër dhe si tingëllon në polonisht? Si është pritur nga lexuesit?
Në librin “Qorrfermani” janë përfshirë tri novela: “Qorrfermani”, “Breznitë e Hankonatëve” dhe “Komisioni i festës”. Koncepti i ndërtimit të këtij libri ishte i imi. Nuk konsultohesha në këtë aspekt as me autorin, as me botuesin. Boshti i librit ishin “Hankonatët”. Rreth kesaj novele e kam ndërtuar librin, duke shtuar dy novelat e tjera.

“Qrrfermanin” e ka botuar shtëpia botuese “Pogranicze” e cila nuk bën promovime aq të bujshme, prandaj edhe lexuesit i gjejnë librat pak me vonesë. Në këtë kuptim mund të them, që kjo shtëpi botuese bën dialog me një lexues kërkues, i cili do ta gjejë librin për të cilin interesohet, duke gërmuar nëpër internet. Por për vlerën e ndonjë vepre, jo gjithmonë tregon numri i madh i lexuesve.

Si janë pritshmëritë për marrjen e këtij çmimi nga shkrimtari ynë?
Ne fakt, nuk e di, çfarë mund të them. Për mua ishte një surprizë shumë e këndshme, kur pashë që, e para, botuesit kanë vendosur ta çojnë këtë libër në konkurrim, e dyta, duke vëzhguar se si ky libër ka kaluar të gjitha etapa e Konkursit. Libri shkonte me forcën e stuhisë.

Në kët Konkurs, që nga fillimi i tij janë të barabarta dy tendenca: ose letersia e mirëfillte artistike, ose letërsia e faktit, letërsia-reportazh. Varet nga juria, se cila tendencë do të triumfojë këtë vit. Mund të them, që në “Angelusin” e sivjetshëm proza-reportazh është shumë shumë e fortë. Por nëse, më shumë peshë juria do t’ia japë letërsisë së mirëfilltë, atëherë ne të gjithë e njohim mjeshtërinë e Kadaresë.

Si qëndron vepra e Kadaresë krah 6 pretendentëve të tjerë?
Sivjet dominon proza e cila, nga një anë, po kthehet tek pervoja e jetës në totalitarizëm, e nga ana tjetër, në këtë letërsi pulson përvoja e luftës së II Botërore - janë dy shenja tipike për letërsinë e Evropës Juglindore.

Kadare ishte proetendent për këtë çmim edhe në vitin 2007, por fatkeqësisht nuk iu dha atij ky çmim. Çfarë mund të ketë ndikuar?
Po, Ismail Kadare ka qenë në finalen e “Angelusit”, dhe për herë të parë në Poloni, me librin e tij “Pallati i Ëndrrave”. Siç e thashë më sipër, në ‘luftë’ midis letërsisë së faktit dhe letërsisë artistike atëhere fitoi ajo e para.

A keni diçka të re në dorë prej veprës së Kadaresë?
Për lexuesin polak Kadareja akoma nuk ka thënë fjalën e fundit. Po, po punoj mbi një vepër të tij, por nuk do ta them titullin akoma. Jam supersticioze.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS