Kadare padit Nexhmijen: Më
kthe origjinalin e "Dimri i Madh"

Kadare padit Nexhmijen: Më<br />kthe origjinalin e
TIRANE-  Romani "Dimri i vetmisë së madhe" që në përmbajtjes e tij tregon se si u zunë dy binjakët politikë, Enver Hoxha dhe Nikita Hrushov, vashdon të mbajë në polemika jo më këto dy figura historike, por të venë e diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxhën dhe botuesin e librit, shkrimtarin Ismail Kadare. Shkak i këtij konflikti është bërë kopja origjinale e romanit "Dimri i vetmisë së madhe", e cila në fakt nuk ndodhet në dorën e autorit të librit, Ismail Kadare, por në banesën e Nexhmije Hoxhës. Prej një periudhë disa vjeçare, versioni origjinal është kërkuar në mënyrë private nga Kadareja tek e veja e diktatorit Hoxha, por në fakt me sa duket Nexhmija s'ka pranuar t'ia dorëzojë, duke nxjerrë justifikime të shumta. Nisur nga këto rrethana, sherri për dorëshkrimin, tashmë është shndërruar në një padi drejtuar gjykatës së Tiranës ku kërkohet zgjidhja e çështjes.

PADIA NE GJYKATE
Në fakt padia civile është rregjistruar dje në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës dhe paditësi në këtë rast është shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe e paditura është Nexhmie Hoxha, gruaja e ish-udhëheqësit të PPSH-së, Enver Hoxha. Padia civile me nr. 14897 është rregjistruar në gjykatë dhe pritet që në muajin shtator, Kadare dhe Nexhmije Hoxha të jenë përballë njëri-tjetrit, ku do të japin pretendimet e tyre para gjyqtarit Bledar Abdullai. Sipas argumentave që Kadare ka ngritur në object-padinë e tij, Nexhmije Hoxha zotëron dorëshkrimet origjinale të romanit "Dimri i vetmisë së madhe". Këto dorëshkrime janë shkruar prej tij, ndërkohë që janë marrë nga Nexhmija gjatë periudhës kur e paditura drejtonte Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Nuk dihet me saktësi nëse këto dorëshkrime origjinale janë marrë nga zyrat e arkivit, Lidhja e Shkrimtarëve apo janë dhënë vetë nga Kadareja, i cili gjatë asaj periudhe mbante kontakte me familjen Hoxha dhe konsultohej për botimin letrare të tij. Ndërkohë dyshimet janë se këto dorëshkrime mund të jenë marrë dhe gjatë bastisjes së banesës së Kadaresë nga Sigurimi, gjatë kohës ku ky i fundit ishte larguar nga Tirana për të punuar në disa rrethe të vendit.

OBJEKTI I PADISE
Në objektin e padisë thuhet: "Rifitimi i të drejtës së autorit mbi veprën artistike dorëshkrimi origjinal i librit "Dimri i Vetmisë së Madhe" rikthimi i dorëshkrimit origjinale të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe" në posedim të z.Ismail Kadare. Marrja e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar inventarizimin dhe sekuestrimin e dorëshkrimit origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe" mbajtur në mënyrë të paligjshme nga e paditura Nexhmije Hoxha dhe lënia përkohësisht në ruajtje pranë një institucioni të pavarur të përcaktuar nga gjykata deri në zgjidhjen përfundimrare të çështjes.
Ne foto Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj 1971)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin