TIRANE - Treguesi i inflacionit për muajin shkurt ra në 0.2%, më i ulëti në rreth dhjetë vitet e fundit. Sipas ekspertit të Ekonomisë Arjan Kadareja, kjo normë kaq e ulët është lajm i keq për ekonominë dhe flet qartë për rënien e konsumit.
"Tre janë faktorët kryesorë. E para rreth gjysma e çmimeve të konsumit ndikohet nga inflacioni i vendeve partnere në Europë. Faktori i dytë mendoj që është vet konsumi i dobët në vend dhe faktori i tretë është çmimi më i ulët i naftës që na përcillet nëpërmes tregjeve ndërkombëtare. Përgjithësisht është lajm i keq për ekonominë tregon që motori ekonomisë funksionon jo me kapacitet të plotë", thotë ai.
Çmime kaq të ulëta janë problematike si për biznesin, ashtu dhe për qeverinë, ndërkohë që rrezikojnë ta fusin ekonominë në spiralen deflacionit.
"Kjo është shumë problematike sidomos për bizneset dhe për qeverinë. Domethënë bizneset nga shitjet marrin më pak të ardhura, nëse çmimet bien qeveria në formë të ardhurash nga taksat merr më pak ndërkohë edhe politika fiskale duhet të shoh mundësitë që në mënyrë që të stimulohet aktiviteti ekonomisë pra që mos të rrezikohemi që të biem në deflacion sepse krijon shumë probleme, futet ekonomia në një cikël negativ".
Jemi në deflacion apo jo?
"Nëse marrim për bazë inflacionin bazë pra inflacioni që përjashton çmimin e ushqimeve dhe të karburanteve unë mendoj që jemi në deflacion".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO