Është prezantuar sot projekti i Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, Kadastra Unike Multifunksionale, e cila do të shërbejë si bazë infrastrukturore për zgjidhjen e problemeve lidhur me pronësisë.
Kadastra e dixhitalizuar do të përmbajë të gjithë informacionin ligjor dhe gjeofizik lidhur me pronat. Objektivi kryesor i këtij projekti është shmangia e mbivendosjes së titujve pronësorë.
I pranishëm në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes me Japoninë për kadastrën dixhiale ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha se kadastra dixhitale është një hap i rëndësishëm në rrugën e të bërit shtet. Duke e cilësuar projektin si fantastik, Rama tha se Kadastra dixhitale i jep fund konflikteve dhe ngatërresavëe për çështjen e pronave.
“Është një projekt që nuk e teproj aspak të them fantastik, sepse është një projekt që na jep mundësinë të vendosim një kufi ndarës në çerek shekulli ngatërresa dhe konflikte në gjithë fushën e të drejtave të pronës që kanë ardhur edhe si rezultat i mungesës së informacionit të besueshëm. Më lejoni të sjell dëshminë e një familjeje e cila e humbi pronën në gjyq për shkak se harta ku gjendej prona e kësaj familje, ishte me vrimë.
Bëhet fjalë për harta të letër të stërpalosura, që nga gjithë ky përdorim i gjatë kanë vrimë dhe prona e asaj familje humbi në një nga këto vrima. Në vendimin e gjykatës thuhet se nuk mund të vendoset për pronën në fjalë sepse ajo ndodhet në vrimën e hartës.
Skanimi i plotë i të gjithë elementëve në këtë territor dhe që përfshihet në inventarin dixhital ku çdo gjë do jetë në vendin e vet, dhe të gjithë që nga një familje tek një kompani, tek një njësi vendore, tek një agjenci shtetërore të mund të gjehet ajo që kërkohet për plotësimin e nevojave të tyre. Do ishte mirë që ky proces të fillonte më parë, se kështu do ishin ndalur konflikte e dëme pa fund që i janë shkaktuar individëve apo shtetit. Në këtë kadastër do të përfshihen rrugët, infrastruktura nëntokësore, qëndrat e kulturës.
Do të na kthejë apo të na bëjë një popull që jetojmë në një shtet, se nëse shteti s’ka inventar se sa njerëz jetojnë në territorin e vet, apo numrin e pronave, apo pasuritë natyrore, atëherë vetëm shtet s’mund të quhet. Të thuash që ke shtet kur s’ke inventar, është si të thuash kam një shtëpi por s’ke asnjë informacion se ku gjendet, si gjendet. Është hap kolosal në rrugën për të bërë shtet.
Nuk është komponenti i parasë, por i dijes. Japonia është një nga shembujt më spektakolarë për faktin se ç’mund të bëjë një popull i ditur në një territor ku nuk ka pasur natyrën krah vetes. Nëse jemi të pasur në mendje si japonezët, çdo gjë është e mundur dhe çdo gjë mund të kemi.
Nuk duhet të shkatërrojmë të gjitha pasuritë që na ka dhënë Zoti apo natyra vetëm se s’kemi mendje. Mund të kesh, dhe s’ke se s’di. Mund të mos kesh, dhe ke se di. Këtë na mëson Japonia", tha Rama.
Kadastra dixhitale do të eliminojë radhët e gjata në institucionet që trajtojnë pronësinë dhe do të reduktojë kohën dhe kostot për të gjithë qytetarët dhe administratën.
Fryt i tërë infrastrukturës dixhitale të krijuar në institucionet specifike për pronat përbën një projektim të bashkëpunimit ndërinstitucional. Dixhitalizimi i kadastrave është një armë kundër korrupsionit teksa shmang ndërhyrjet njerëzore në sistem.
Për momentin ky system dixhital do të aplikohet në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Durrës, si zonë ku janë përqëndruar shumica e transaksioneve në vend. Gradualisht kadastrat dixhitale do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Projekti për kadastrën dixhitale është vënë në jetë me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për Zhvillim, e cila ka qenë një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.
“Nuk është komponenti i parasë, por ai i dijes që përbën asetin më me peshë që kemi fituar nga Japonia” deklaroi Kryeministri. Asistenca zyrtare për zhvillim që Shqipëria ka përfituar nga Japonia i tejkalon 200 milionë eurot.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO