Kadastra 'e ndaluar' e dosjet osmane për Shqipërinë. Turqia heziton, Bido: Lidhet me popullsinë tonë

Pesë shekuj nën pushtimin Osman, arkivat turke mbartin përpos interpretimeve historike, të dhëna faktike për historikun e vendit tonë.

Mbi 180 mijë dosje të Arkivit Osman të Stambollit tanimë janë të digjitalizuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, por, për të sjellë në vend të tjera fonde me peshë, duket se pritja s’do të jetë e shkurtër.

 

“Bëhet fjalë për Kadastrën Turke, ku janë dokumentacionet pronësore të Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që kanë një vlerë të veçantë për ne, për të kuptuar sidomos jashtë territorit të Shqipërisë se si ka qenë përhapja e popullsisë”, thotë drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror, Ardit Bido.

 

Osmanologët, ndonëse të paktë në numër po përpiqen të sjellin të përshtatur regjistrat osmanë. Ndër ta, Ermal Nurja, ka përkthyer deri më tani Elbasanin, Korçën në regjistrimet osmane, ndërsa po punon mbi Shkodrën e Vlorën. Por, Kadastra Turke nuk është i vetmi fond i këtij shteti, dokumentet e të cilit, Drejtoria e Arkivave po bën përpjekje që t’i ketë pjesë të sajën, për rëndësinë që mbartin.

 

“Po ashtu është edhe një census i zhvilluar nga Perandoria Osmane që  gjendet në Arkivin e Ministrisë së Përgjithshme të Turqisë, por që pala turke është gjithashtu rixhide edhe mbi këtë arkiv. Kjo jo vetëm ndaj nesh, por është aksesi i kufizuar dhe nuk i ka shkëmbyer me asnjë shtet tjetër, shpresoj që në një të ardhme kur pala turke të jetë pak më e hapur të mundet t’i marrim dhe ato”, thotë Bido.

 

 

Në diskutim e sipër, ende pa pasur rezultatet konkrete, janë marrëveshjet për fondin e Konsullatës shqiptare në Bari, atë të Shoqërisë “Drita” në Bukuresht, dokumente me rëndësi lidhur me Jeronim De Radën që gjenden në Bibliotekën e Kozencës etj.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja