Kadastra e Vlorës nuk po gjen qetësi pasi është ndryshuar përsëri kreu i saj.

Zv.drejtor rikthehet Klodian Troci i cili ishte pezulluar më herët nga ky institucion në listën e 25 specialistëve për shkelje në dosjen e “Jalës”.

Ndryshimet kanë konsistuar në pozicionin e shefit të hartografisë dhe shefit të legalizimeve.

Në vendin e Klodian Trocit si drejtues i IKMT emërohet zv. Kryetari i bashkisë së Himarës,  Simbol Pazaj.