Kadastra, Rama publikon foton e e sistemit të ri digjital në punë: Po zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve

Kadastra, Rama publikon foton e e sistemit të ri digjital në punë: Po zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të sistemit të ri dixhital të Kadastrës si shenjë e fluksit të punës që hedh poshtë akuzat se ky sistem nuk funksionon.

Përmes këtij sistemi, nuk funksionojnë më ndërhyrjet apo shanset për rryshfet.

 “Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit” shkruan Rama.

Ndër të tjera Rama pranon se ka problemet e veta por se po përmirësohen 

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmaja Shera: 28/08/2023 14:42

    Jam nji qytetare nga Tirana.Kam aplikuar qe me dt 15_1_2021.Ne tr jug .skam lene njeri ne kadaster qe nuk kam folur po asgje.Ju lutem me ndihmoni.

    Përgjigju
  • Fatmaja: 28/08/2023 14:38

    Jam nji qytetare nga Tirana. Kam aplikuar me sistemin e Albania qe ne dt 15 1 2021.Aplikova me prokure per vete mamin dhe motren.Dokumentat jane ne tirana jug konform ligjit.Aplikova per certifikimin e truallit sepse per nertesat i kemi.Nuk kam lene pa bere as ankesat as takimet fizike.Nuk po mundem te mar certifikatat kur jane me vendim gjyqi.Jam munduar te takoj dr Artan Lame.Ju lutem me ndihmoni se vetem tek ju kam besim. Me respekt pafund per ju zoti kryeminister Fatmaja Shera.

    Përgjigju
    • Kryeministri: 28/08/2023 16:06

      Ka ik Lamja zonje, neser kalo nga zyra ime…te pres!

  • FLORI: 28/08/2023 14:14

    AMAN NA BEJ DERMAN TA MBAROJME DHE NEVE

    Përgjigju
  • Visian: 28/08/2023 14:09

    Nje bravo te madhe per sistemin e ri te Kadastres plot funksional fal qeveris Rama.

    Përgjigju
  • Dritan: 28/08/2023 14:09

    Vetem perpara me qeverin Rama duke bere nje pune kaq te mrekullueshme duke u kthyher ne gjithcka funksionale.

    Përgjigju
  • Alket: 28/08/2023 14:08

    Shqiperia ne rrugen e duhur me qeverin Rama????

    Përgjigju
  • E megjithatë: 28/08/2023 14:05

    Sistemi nuk funksionon për ne popullin por për hajdutët që kanë rregjistruar pronat e vjedhura. Popullit nuk ja keni rregjistruar.

    Përgjigju
  • Ajsa: 28/08/2023 14:02

    Cdo problem zgjidhet nga qeveria rama

    Përgjigju
  • Arja: 28/08/2023 14:01

    Sherbimet online ishin shume te nevojshme pasi ska me pritje me radhe te gjata neper sportele per nje dokument

    Përgjigju
  • Ardit: 28/08/2023 13:44

    Z.Rama, shikoni me kujdes ato datat e aplikimive.Personalisht kam mbi një muaj dhe nuk kam asnjë lloj pergjigje.Shikoni pak aplikimet te Tirana Veri.

    Përgjigju
    • Taku: 28/08/2023 14:50

      Shikoni bizneset, dyqanet e materialeve te ndertimit, apo lokalet qe vazhdojne te mos leshojne kupona tatimore. Qe ketu fillon (mos)funksionimi i shtetit.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Si i merret prona (partia) Berishës? Përgjigjet Rezart Kthupi: Pjesa që po e mbështet po tkurret

Si i merret prona (partia) Berishës? Përgjigjet Rezart Kthupi: Pjesa që po e mbështet po tkurret