Tiranë - Të fundit që u larguan nga salla parlamentare pas përfundimit të shpalosjes së programit të qeverisë nga ana e kryeministrit Rama ishin pikërisht ish-deputeti socialist, Gjovalin Kadeli si dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi.
“Nuk kishte një vendim grupi për bojkotin. Kjo erdhi sipas dëshirës”, tha Kadeli, ndërsa Shehi nuk ka pranuar që të pronocohet për faktin se nuk bojkotoi seancën ashtu siç bëri grupi i PD.
Ndonëse pas largimit të Berishës nga Kuvendi dhe më pas të gjithë deputetëve të djathtë, aleatët në fillim nuk u larguan, por qëndruan dhe dëgjuan edhe disa minuta më shumë nga pjesa e programit të qeverisë së re.
Ishin pikërisht deputetët e Partisë Republikane, me në krye Fatmir Mediu, kreu i Demokristianëve Nard Ndoka, deputetët e PDIU përveç Dashamir Tahirit si dhe ish-deputeti socialist, Gjovalin Kadeli. Ndërkohë që në një reagim të saj, deputetja Jorida Tabaku lidhur me bojkotin e opozoitës, u justifikua se në asnjë moment nga Rama nuk u dëgjua asnjë fjalë për programin.
“Seanca filloi me sharje, fyerje dhe ofendime! E ulur në rradhë të parë isha dëshmitare e të gjitha atyre që Kryeministri i Ri ka thënë që nuk do të bëjë kurrë dhe i bëri që në momentin e parë që iu dha e drejta e fjalës!
Sot vetëm program që nuk u dëgjua, sot shqiptarët e panë dhe njëherë që njësoj si në 2009, Partia Socialiste nuk ka program, por një libër bosh! Sot besoj që shqiptarët kuptuan që forma mund të ndryshojë (për pak kohë) por përmbajtja jo!”, thotë ajo në Facebook.
Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com