Edi Rama dje renditi disa nga arsyet që sipas tij duhet t’i shtyjnë qytetarët të mos votojnë PD-në. Rama akuzoi Kadelin si “tradhtar që u ktheu kurrizin qytetarëve për të përfituar një karrige në Kuvend”. Këtë koment ai e bëri ngjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në këtë qark.
Dhe menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Kadelit i cili thotë se përgjigjen ia kanë dhanë lezhjanët që braktisën takimin e PS.
Edhe Kastriot Islami ka reaguar ndaj deklaratës së Pandeli Majkos.
KADELI: PERGJIGJEN TA DHANE LEZHJANET BRAKTISEN TAKIMIN E PS
Në një prononcim për mediat, Kadeli shprehet se vlerësimin për të si deputet aktual në pritje për tu rikonfirmuar sërish, e dhanë qytetarët lezhjanë me braktisjen e takimit të PS. “Ju deshën tre ditë për montazhin e kronikës, pasi aktiviteti është bërë më parë.
Rama përgjigjen do ta marrë më datë 23 Qershor”, tha ai. Ndërkohë që kohët e fundit ish-socialisti është parë më shumë përkrah të djathtëve sesa ish kolegëve të tyre PS para Kadelit. Rama: Përbuzje për një tradhtar si Kadeli, tani PS më e pastër
ISLAMI: TE JAM GJENDUR PRANE KUR TE SHPALLEN TRADHTAR
Pas reagimit të deputetit të PS Majko, në statusin e tij në Facebook, ka reaguar dhe ish-socialisti, Kastriot Islami, i cili e ka konsideruar inferiro dhe mediokër. “Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër.
Turp me pasë në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85 vjeçare dhe familjen time. Turp per ty. Tradhëtar është term stalinist. Armik është term i luftës së ftohtë. Turp.
Distancohu se është turp për një personazh të cilit në 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhëtar. Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh se paku mos u bëj pjesë e maskaradës.
Nëse ke guxim jam gati të ballafaqohem, por une dhe ti ballafaqimin e kemi me të keqen e madhe, që mban emrin Koço dhe Edi. Do të vijë dita që do ta kuptosh, por do të jetë vonë. Unë kam shpëtuar...”, përfundon komentin e tij Islami si një reagim ndaj Majkos. Deklarata e Majkos: O sa mire me qenë tradhtar
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)