TIRANE- Deputeti Gjovalin Kadeli, ish-socialisti i cili në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 konkurroi me PD-në, do të preferonte të ishte një refugjat në Londër se deputet në opozitë në Parlamentin e sotëm.
Kadeli ka dërguar për studime në Londër vajzën e tij Ida. Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë në një lokal të kryeqytetit britanik, dhe publikon në "Facebook" një foto të vajzës së tij që po kërkon të holla në portofol për të paguar darkën. Ndërkohë që në tavolinë janë të hedhura monedha hekuri.
Kadeli e publikon foton duke vendosur diçiturën “Me Iden në Londër duke mbledh qindarkat për të paguar darkën “.
Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë miqtë e tij online, të cilët janë shprehur të gatshëm t’i paguajën darkën. Madje Andis Harasani, ish deputet i PS-së shprehet i gatshëm të dërgojë para nga Amerika ku jeton aktualisht.
“Keq u paska shku halli...mos kerkoni te keqija se te shkretat vine per nje sekond...dhe cdo gje shkon koke poshte ...kete e them nga eksperiencat e shkruara ...”- shkruan Ndue, një mik online.
“ Ndue ma mire refugjat me Londer se deputet ne opozite ne Shqiperi”- i përgjigjet Kadeli.
Komentet online vazhdojnë dhe Kadeli falenderon të gjithëve për gadishmërinë ti paguajnë darkën dhe respektin që kanë duke sqaruar
“ Faleminderit. Por e gjetem zgjidhjen ; vellai nga Bostoni i mori persiper pagesat . ( si gjithmon USA nuk len askend ne balte ) .”
“Mrb zoti deputet,a nuk doet borgj te pakten.hahahaha”- i shkruan Besniku
“Me co emrin e restorantit vella. Ste lene miqte ty keq.”- shkruan Andis Harasani
dhe përgjigjja vjen “ Andis si gjithmone i gjendshem ,por ti ke linjen me larg se Londra . Te falenderoj”
E gjithë kjo ishte një shaka, ‘humor anglez” i deputetit të PD-së me postimin e tij në facebook i cili është mirëkuptuar nga të gjithë miqtë e tij online. Madje dhe vetë Kadeli sqaron një komentues i cili e sheh bisedën me pikëpyetje?
Fatjon Gjinaj:” C'doni te thoni me: "me mire refugjat ne Londer se sa deputet ne opozite?" Suksese! “
Gjovalin Kadeli: "E gjitha shaka ishte Fation. Pastaj edhe po te isha keq besoj i pave miqte sa te gatshem ishin per ndihme. Te falenderoj"
(Ne foto: Kadeli ne Parlament)

(Në foto: Faksimile e bisedës së Kandelit në facebook)
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com