TIRANE- Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, njëherësh dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm, Gjovalin Kadeli, gjykon se vizita e kryeminstrit Rama në Serbi, dëshmoi ndershmërinë dhe çiltërsinë politike të lidershipit shqiptar në raport me perspektivën e fqinjësisë së mirë.

Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com", Kadeli sqaron se arsyet pse deklarata e Ramës u quajt provokim janë shfajsimi para klikës shoviniste serbe të kryeministrit Vuçiç, i cili duhet të japë llogari para atyre që e mbajnë në pushtet.

Lidhur me ecurinë e bashkëqeversijes PS-LSI, Kadeli u shpresh se gjithçka po ecën në mënyrë të kënaqshme pa marrë parasysh rastet sporadike, ndërkohë ai theksoi se prioritet i dy palëve është lufta kundër korrupsionit.