Kadeli: LSI jo koalicion me PD
opozita vrapon pas kërmave

Kadeli: LSI jo koalicion me PD<br />opozita vrapon pas kërmave
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, është i bindur për vijimësinë e koalicionit me PS edhe për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në një intervistë, Kadeli deklaroi se e majta do të rikonfirmohet për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti i LSI renditi arsyet se pse nuk mund të ketë një ribashkim të LSI me PD, duke deklaruar se opozita nuk është e gatshme për të marrë frerët e drejtimit të vendit. "Jam i bindur se kjo nuk mund të ndodhë për shumë arsye të cilat i dinë dhe shqiptarët. Opozita nuk është në rolin dhe vendin e duhur për të qenë e gatshme për të marrë drejtimin e këtij vendi. Është për të ardhur keq që opozita vrapon pas kermave, fatkeqësive natyrore në shprehje të një solidariteti falls dhe premtimi falls për kërkesën për të marrë qeverinë dhe pastaj për të ndryshuar gjërat", është shprehur Kadeli për Ora News. 

Zgjedhjet 2017 do humben nga PD?
Nuk mund të humben zgjedhjet nga PD por do të fitohen nga e majta.

Nënkuptoni vazhdimësinë e koalicionit?
Mendoj se po. Jam i bindur se kjo mazhorancë ëhstë në sensin e duhur.Përpara se të ndryshojnë marrëveshjet mes PS dhe LSI, të dyja subjektet politike kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë në këtë situatë parazgjedhore.LSI është në fushatë zgjedhore, me datë 6 mbledh Konventën për të zgjedhë organet drejtuese të partisë.Pasi të mbarojnë zgjedhjet mund të ketë nevojë për ripërcaktim të strategjisë politike për të ardhmen por kjo nuk nënkupton prishjen e koalicionit me PS.

Ribashkim me PD?
Jam i bindur se kjo nuk mund të ndodhë për shumë arsye të cilat i dinë dhe shqiptarët. Opozita nuk është në rolin dhe vendin e duhur për të qenë e gatshme për të marrë drejtimin e këtij vendi. Është për të ardhur keq që opozita vrapon pas kermave, fatkeqësive natyrore në shprehje të një solidariteti falls dhe premtimi falls për kërkesën për të marrë qeverinë dhe pastaj për të ndryshuar gjërat. Unë jam dëshmitar i një praktike të tillë dhe ne kemi qenë në Shkodër në përmbytjet para shumë viteve me premtime të mëdha që akoma si kemi realizuar dot për shkak se buxheti është i vogël.Kjo praktikë e të bërit opozitë duhet të ndryshojë. Duhet kuptuar që me marrjen e një mandati qeverisës duhet lënë që ai mandat të ushtrohet, të mos i bëhen pengesa duke u bërë dhe gazi i botës përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës