Kadeli në Tete a Tete: Nxjerrja e
sms së Tahiri ishte një shkelje

Kadeli në Tete a Tete: Nxjerrja e<br />sms së Tahiri ishte një shkelje
TIRANË - Nxjerrja e mesazhit të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri drejtuar vartësve të tij është një shkelje dhe sjell cënim të sigurisë. Deklarata është bërë nga deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli gjatë emisionit Tete a Tete në A1 Report.
 
Përballë gazetarit Artur Nura, Kadeli tha se, nxjerrja e kësaj sms nuk është serioze dhe është një gabim i bërë nga deputeti demokrat, Flamur Noka.
 
Sipas deputetit të LSI-së, edhe akuzat e hedhura se, me avionë që transportojnë drogë, është thjeshtë një shmangie e gjërave të tjera, si reforma territoriale dhe shmangien e tyre.
 
I pyetur nga gazetari Nura se, pse ikur nga PS tek PD-ja dhe tani ndodhet tek LSI-ja, deputeti Kadeli tha se, u përjashtua nga PS-ja dhe zgjodhi të ishte pjesë e një force tjetër politike e jo të tërhiqej.
 
“Do të ishte e pamoralshme të thoja që një numër të votave që i duhen një deputeti i kam marrë personalisht. Arsyet pse unë isha në atë kamp pasi më larguan nga një kamp politik. Unë e nuk e pashë të arsyeshme që të tërhiqesha nga politika dhe prandaj u bëra pjesë e PD dhe gjatë fushatës kanë qenë një kandidat i denjë dhe kam punuar për të”, tha Kadeli.
 
Sipas tij, kalimi tek LSI-ja, është bërë pasi populli beson tek kjo forcë politike dhe kjo duhet parë edhe në faktin se, njerëzit besojnë. “Numri i madh i deputetëve që mori kjo forcë politike, besueshmëria që është rritur, më bënë që të kaloja tek LSI-ja”, tha Kadeli.

Kadeli foli edhe për marrëdhëniet brenda koalicioni qeverisës dhe faktit që ndonjëherë LSI-ja është kundër nismave të partisë tjetër në mazhorancë, PS.
 
“Marrëdhënia PS-LSI në koalicion është shumë e mirë, por nëse ne shikojmë që gjatë punës ka probleme ne kundërshtojmë. Një rast është edhe kur në komision u soll ligji për ndihmën sociale. Ne kërkuam që të kishte një pagë dysheme dhe ky projekt-ligj u tërhoq e u rregullua. Ne na intereson që kur të shkojmë tek zgjedhësit të mos na thonë se skeni bërë asgjë”, deklaroi Kadeli gjatë emisionit Tete a Tete.
 
I pyetur në lidhje me nismën e LSI-së për lehtësia për industrinë fasone, deputeti Kadeli tha se, ishte një premtin elektoral dhe një nismë e ndërmarrë nga grupi parlamentar i LSI-së me në krye deputetin Petrit Vasili, pasi është një industri që punëson mijëra njerëz.
 
“Ne kemi kërkuar që fasonët të trajtohen ndryshe në politikat fiskale. Me në krye kreun e grupit Petrit Vasili kemi qenë çdo fundjavë në takime me fasonët dhe kemi dëgjuar problemet e tyre. Kjo ishte 50 për qind e punës që është kryer për këtë sektor. Ne na duhej ta ndihmonim këtë biznes pasi rrit punësimet. Vasili ka qenë korrekt edhe me qeverinë pavarësisht se kemi ngritur zërin dhe do vazhdojmë ta ngrejmë. Ky biznes është shumë i domosdoshëm pasi punëson mijëra njerëz që mbajnë mijëra familje”, tha Kadeli.
 
Gjatë intervistës në Tete a Tete, deputeti në Lezhë i LSI-së tha se,  është duke u punur që porti i Shëngjinit të kthehet në një pikë referenca për Kosovën. Ai nuk la pa përmendur edhe punën e deputetes tjetër të Lezhës, Monika Kryemadhi.
 
“Si deputet i zonës së Lezhës, unë kam favore sepse kam një kolege si Monika Kryemadhi dhe është fat ta kesh kolege, pasi është një grua shumë dinamike dhe e vendosur që të çojë deri në fund çdo gjë që nis. Në hapat e parë pas zgjedhjeve zonja Kryemadhi ka zhvilluar shumë takime në funksion të investimeve në Portin e Shëngjit. Ne do bëjmë të mundur me investime që Kosova ta përdorë Portin e Shëngjinit”, përfundoi intervistën e tij në A1 Report, deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen