Kadeli: Nuk kam kërkuar largimin
e Tahirit, është më i suksesshmi

Kadeli: Nuk kam kërkuar largimin<br />e Tahirit, është më i suksesshmi
LEZHE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk ka qenë në listën e “zezë” të grupit të LSI-së për shkarkim. Nga Lezha, deputeti Gjovalin Kadeli, i cili pati bërë publike dhe nismën e grupit të tij parlamentar për të kërkuar shkarkimin e një Ministri, tha se nuk është kërkuar asnjëherë dorëheqja e Tahirit.
 
“Ministri Tahiri është një nga Ministrat më të suksesshëm të qeverisë. Nuk kemi kërkuar asnjëherë dorëheqjen e Ministrit Tahiri, nuk keni dëgjuar ndonjëherë nga goja ime emrin e Ministrit Tahiri. Ne kemi kërkuar që qeveria të jetë më efikase. Që do të thotë vazhdimin e luftës pa kompromis me çdo element keqbërës në Shqipëri, përfshirë dhe Lazaratin, gjë e cila u vërtetua me ndërhyrjen e policisë”, tha Kadeli.
 
Ndërkaq, Kadeli përshëndeti operacionin në Lazarat, por theksoi se nuk është i vetmi vend ku prodhohen lëndë narkotike.
 
“E vërteta është se Lazarati ka qenë epiqendra e trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Ndërhyrja e policisë, e cila ka marrë mbështetjen e pothuajse të një shumice absolute të shqiptarëve dhe vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ishte në kohën e duhur, gjë që dëshmoi vendosmërinë e shtetit për të luftuar krimin në çdo skaj të Shqipërisë. Lazarati nuk është i vetmi vend ku prodhohet lëndë narkotike. Ky është një sukses i qeverisë, një garanci më shumë për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën ndaj këtij trafiku”, shtoi ai.
 
Lidhur me qëndrimin e opozitës ndaj aksionit, Kadeli tha se në tërësi ka përshëndetur ndërhyrjen në fshatin e drogës.
 
“Opozita në disa aspekte e ka përshëndetur aksionin, pavarësisht se nuk ka qëndruar duarkryq për të mos qenë përkrahës i disa individëve të veçantë. Në të gjitha këto raste policia ka vepruar shumë drejt dhe konform ligjit, veprim që është përshëndetur dhe nga lider të opozitës.
 
Ndërkaq afeksionin e shefit të tij, Ilir Meta, ndaj ish-kreut të PD Berisha, Kadeli e shpjegon kështu: “Berisha është lider historik i PD, një nga politikanët e suksesshëm në vendin tonë, dhe si i tillë do të ketë vlerësimin e duhur nga autoritetet shqiptare përfshirë kreun e Kuvendit apo Kryeministrin”.

Disa ditë më parë ligjvënësi i LSI, Gjovalin Kadeli, dha një deklaratë lidhur me një kërkesë të firmosur nga 12 deputetë të LSI, për rishikimin e kabinetit të ministrave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën