Kadeli: Qeveria investon në jug
Lezha e Shëngjini të diskriminuara

Kadeli: Qeveria investon në jug<br />Lezha e Shëngjini të diskriminuara
Deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli shprehet në një deklaratë për shtyp se është e papranushme sipas tij që të gjitha investimet e qeverisë kanë shkuar në jug, duke diskriminuar kështu Lezhën dhe Shëngjinin.

Sipas Kadelit Porti i Shëngjinit është i diskriminuar, duke iu rerefuar edhe lajmit se tashmë do të jetë Porti i Durrësit dhe jo i Shëngjinit, që do të operojë me mallrat kosovare.

Ja deklarata e deputetit Gjovalin Kadeli.
Lezha dhe Shengjini jane diskriminuar nga qeveria persa i perket investimeve. Investimet kane shkuar te gjitha ne jug eshte e papranueshme. Porti i Shengjinit eshte diskriminuar.

Sapo mesojme se Ahmetaj ne Prishtine paska ndryshuar drejtimin e transportit te mallrave nga portet shqiptare drejt Kosoves, do te jetë Durresi dhe jo Shengjini porti qe do operoje per mallrat kosovare dhe ky ndryshim destinacioni per shkak te mungeses se infrastruktures se dobet qe ka Shengjini !!! 

E vertet eshtë por kush e ka ne dore infrastrukturen ??!!!!. Dhe per kete unë kam disa pyetje :
1- Perse nuk u be realitet hapja e nje tuneli ( 800 ml )qe lidh Shengjinin me autostraden ne Balldren, i premtuar nga kryeministri !!! 
2-Perse nuk vazhdon lidhja e autostrades nga rrotondo - Shengjin ( 3 km ) ??!!!.
3- Perse nuk e ndertuan nenstacionin elektrik te premtuar per Shengjinin.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza