Kadilli: Kryesia e PD produktive,
Basha reflektoi ndaj kritikave

Kadilli: Kryesia e PD produktive,<br />Basha reflektoi ndaj kritikave
Një analizë të plotë dhe konsultim me të gjitha strukturat e partisë Demokratike në bazë. Ky do të jetë projeksioni i brendshëm strukturor në partinë Demokratike pas mbledhjes së kryesisë së PD e cila zgjati më shumë se 4 orë një ditë më parë.
 
I ftuar në studion e REPORT TV sekretari për burimet njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli tha se mbledhja ishte frytdhënëse ndërsa tha se pati reflektim nga palët pro dhe kundër lidershipit demokrat.
 
Sipas Kadillit tashmë është në dorë të Bashës tashmë të propozojë skemën e ringritjes së PD, pasi kjo është urgjente përballë keqqeverisjes.
 
Sa i përket deklaratës së astrit patozit për mbledhjen e kryesisë së PD, Kadilli shprehu keqardhjen pse zoti Patozi nuk u bë pjesë e garës duke kujtuar këtu edhe garën Edi Ramës në PS në 2003 por që rezultatet i mori më vonë. Gjithkush që i shërben ringritjues së PD është i mirëpritur tha Kadilli.
 
Kadilli foli edhe për atë që u cilësua si incidenti Gjana-Mezini në mbledhjen e me dyer të mbyllura të kryesisë së PD duke e cilësuar vetëm ngritje zëri dhe asgjë më shumë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011