Kadilli në Report Tv: Do rikandidoj sërish për kreun e PD! Tradhti nëse Basha-Berisha kanë marrëveshje të fshehtë, e kthyen partinë në monopol

Edhe pse garoi dhe humbi në zgjedhjet për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli nuk ‘ia ka mbyllur’ derën vetës, por synon që të garojë sërish për këtë post. Në një intervistë për Report Tv, Kadilli tha se do të garojë sërish për kryetar të PD sa herë që të ketë një garë të tillë, me synimin e vetëm për të larguar Bashën dhe Berishën nga drejtimi i partisë që për të e kanë kthyer në një monopol të ambicies personale për karrige.

“Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Kur Basha-Berisha ishin bashkë e kundërshtonin alternativën time, sot e citojnë të ndarë pjesë të ndryshme. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pasa vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata”, tha Kadilli.

Ndërsa nëse do të marrë pjesë nëse do të mblidhet  Kuvendi Kombëtar i PD nga Berisha, Kadilli tha se nuk e ka mbështetur këtë nisëm politikë, por do të jetë sa herë që të mblidhen demokratët vetëm për të dëgjuar zërin e njëri-tjetrit.

“Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni i politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë ”, tha ai.

I pyetur nëse mund të ketë një marrëveshje të fshehtë Basha-Berisha, Kadilli tha se kjo do të ishte tradhti, por dhe mund të pritet për aq kohë sa të dy kanë mungesë parimore.

‘Berisha-Basha marrëveshje kjo do ishte tradhti e madhe ndaj demokratëve, partnerëve ndërkombëtar dhe të qytetarëve. Nëse ka atëherë ata janë edhe më të zinj dhe se e kanë teatër do të ishte shumë shumë e rëndë. Por dyshoj  fort te mungesa e parimeve të secilit dhe çdo mungesë parimore çon në marrëveshje te tilla dhe çon në dëm të demokratëve dhe qytetarëve”, tha ai.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën